Spiropali i quan mafiozët ‘delirantë’, debat i ashpër në studio

Spiropali i quan mafiozët ‘delirantë’, debat i ashpër në studio

21:15, 25/01/2021
A+ Aa A-

Debat i ashpër në studion e Çim Peka LIVE, ku e ftuar është ministrja Elisa Spiropali.

Kjo e fundit insistoi disa herë se përgjimet e Antimafias italiane nuk ofrojnë asnjë provë për shkelje në Shqipëri.

Ajo tha se personat që flasin në përgjime, edhe pse janë eksponentë të një karteli mafioz të rrezikshëm, janë në fakt disa delirantë.

“Biznesmenët italianë që pretendojnë se njohin dikë në Shqipëri janë delirantë,” tha Spiropali.

Por analistët në studio i thanë se njeriu i tyre ka marrë 80 tendera në qeveri.

“Këtu në Tiranë janë dhënë 4 milionë metra katror për ndërtim. Nuk është dhënë asnjëherë në Tiranë,” tha Pano Soko, duke lajmëruar se do të depozitohet një padi në SPAK për përgjimet.

“Si ka mundësi që delirantët e dinin se do jepet 4-5 milionë metra katrorë leje ndërtimi në Tiranë që në vitin e parë të Veliajt,” pyeti Peka.

“Kujdes se po flet për mafian më të rrezikshme të botës, nuk janë delirantë ata,” tha Soko.

Spiropali tha se kjo histori i ngjan asaj të Babales, kurse Peka tha se ajo po tregohet e guximshme që po del të mbrojë një skandal të tillë si ky i Ndraghetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Deliranti rilindas25/01/2021 21:58

kane shperthyer propagandat ne tv e qeverise qe flasin per delirante qe na perfshikan rilindjen e mafie. Per ata qe ende nuk e dine ketyre deliranteve u ja e sekuestruar mbi 300 milion euro cash dhe akoma ska perfunduar numerimi, ndersa delirantet e rilindjes e mbyllen si ceshtje me titullin delirante e mburravece. Skeni pare gje akoma.

Shto koment

Denonco