Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Ndragheta’/ Spiropali: Inkurajojmë prokurorinë, por nuk ka prova

‘Ndragheta’/ Spiropali: Inkurajojmë prokurorinë, por nuk ka prova

20:56, 25/01/2021
A+ Aa A-

Ministrja Elisa Spiropali deklaroi në Çim Peka LIVE se inkurajon prokurorinë që të hetojë për përgjimet e Ndraghetës.

Por ajo foli si prokurore kur tha se nuk ka asnjë provë.

“Kjo është përballje me asgjë. Janë fjalë të instrumentalizuara, ju nuk duroni t’i analizoni, le më të prisni gjykatën dhe prokurorinë për të ndarë fjalët nga faktet.

Në të gjithë atë dosje, edhe pse nuk jam prokurore, por ato që ju keni nxjerrë si xhevahirë, perla dhe prova të pakundërshtueshme, aty është një zero me xhufkë. Një banalitet i dy delirantëve që komunikojnë me njëri-tjetrin për ëndrrat që kanë mbi lidhjen që duan të kenë në Shqipëri.

Mjafton të shohim produktin. Ne nuk mund të gjykojmë as mbi dëshirat dhe as mbi ëndrrat dhe vetëm mbi faktet. Lidhja e tyre nuk ka prodhuar asgjë në Tiranë.

Ata këtu në Shqipëri kanë një dyqan rrobash dhe nuk kanë ndërtuar asgjë. Vetëm mafia e prodhuar në Babale mund të prodhojë një gjë të tillë,” tha Elisa Spiropali.

“Darka e drekë mund të kenë ngrënë. Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi deri në fund,” tha Spiropali, ndërkohë që moderatori Peka tha se ky është paradoks, pasi ajo foli si prokurore kur tha se nuk ka prova dhe fakte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 26/01/2021 12:24

I beson vete kjo mbrockullat qe nxjerr nga goja?Kesaj dhe te gjithe ketyre ne parlament u duhen bere analizat e gjakut

Nona e Mamica Spiropalit.25/01/2021 22:17

Xhevahiri dhe perla e Rilindjes je ti o Mamica Spiropali qe vdekte nona per ty vdekte, se ia ke bo fora gjithanej, qysh nga 5 milionci i doganes e deri ke Skenderbeu i Surrelit.

kadri hasbiu25/01/2021 21:41

dhe per saje qorrin kjo bushtra doli tu e mbrojt kjo esht tamam buce

Shto koment

Denonco