Pas 26-vjeçares, vdes edhe 29-vjeçari nga virusi/ Ministria hesht

Pas 26-vjeçares, vdes edhe 29-vjeçari nga virusi/ Ministria hesht

20:16, 25/01/2021
A+ Aa A-

Edhe këtë të hënë koronavirusi ka shënuar viktima në mosha të reja. 9 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve dhe një djalë 29 vjeç nga Librazhdi, që po trajtohej në spitalin Covid 2 në Tiranë.

Një ditë më parë u raportua se ka ndërruar jetë nga virusi edhe një vajzë 26-vjeçare nga Mati. Mësohet se e reja kishte disa ditë që trajtohej në spital, por nuk mundi të mbijetojë për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Megjithatë gazetarët ankohen se ka një heshtje nga ana e ministrisë për këto raste tragjike të vdekjeve mes të rinjve. Ata kërkojnë informacion nëse viktimat kishin sëmundje të tjera, si kanë ndikuar këto sëmundje në shëndetin e tyre, cili është mjekimi që kanë marrë, a kanë shkuar me vonesë në spital, etj.

Sa u takon rasteve të reja, në të gjithë vendin janë identifikuar 538 persona Covid pozitiv, ndërsa u testuan 1918 të dyshuar. Edhe këtë të hënë Tirana ka vijuar të ketë numrin më të lartë të infektimeve ditore me 208 raste, e pasuar nga Durrësi me 39 raste, Lushnja 36 raste, Vlora 28 raste, 27 raste në Fier dhe 20 raste në Elbasan.

Disa prej tyre janë shtruar në 4 spitalet Covid , ku po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

401 është numri i të shëruarve këtë të hënë. Që nga fillimin i pandemisë janë shëruar 44,291, ndërsa janë ende Covid pozitiv dhe po trajtohen kryesisht nga mjekët e familjes 27,197 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco