Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Rama e Veliaj, biznese me Ndraghetën, Balla: E ka fajin Basha

Rama e Veliaj, biznese me Ndraghetën, Balla: E ka fajin Basha

12:04, 25/01/2021
A+ Aa A-

Për numrin dy të rilindjes, Taulant Balla, Lulzim Basha është fajtori që qeveria shqiptare bën biznese me Ndraghetën.

I pyetur nga gazetarët lidhur me përgjimet e antimafias italiane, ku del se eksponetët kryesorë të organizatës Ngragheta, kërkojnë të bëjnë biznes dhe të pastrojnë paratë me kontrata dhe sipërmarrje me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, në vitet 2017-2018, Balla shpreh se për këtë duhet pyetur Lulzim Basha.

Edhe pse bëhet fjalë për kohën kur në qeveri është rilindja, dhe bëhet fjalë për tendera e koncesione që lidhen me vitin e fundit të mandatit të parë të Edi Ramës, dhe me vitin e parë të mandatit të dytë, sërish, sipas numrit dy të rilindjes, fajin e ka Lulzim Basha.

Balla veçoi nga gjithë hetimi dhe gjithë afera që po zbardhet, vetëm pjesën ku eurodeputeti italian i përfshirë me Ndraghetën, i përket një formacioni të djathtë politik në Itali, dhe për rrjedhojë është mik i Lulzim Bashës.

Kujtojmë se prej 3 ditësh, është zbardhur një pjesë e përgjimeve, ku del se njerëz të Ndraghetës janë me kontakte të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kërkojnë të marrin leje, tendera dhe koncensione, për të kryer pastrimin e parave.

Edi Rama ende nuk është shprehur për këtë skandal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigranti25/01/2021 15:24

Po mirë mor zagar, kujton se të gjithë shqiptarët janë budallenj. O malok Librazhdi ju erdhi ngordhja.

kadri hasbiu25/01/2021 13:04

po dhe ne kohen e komunizmit ne cdo ndermarje qe te shkoje komunistet ishin njera me kurv se tjetra dhe po ato kurva te bonin moral per ndeshmeri dhe fmit e tyre (kurvave )po te njenjten gje bejn po nuk u zhduk kjo fare e keqe shqipria nuk ben hajer

Shto koment

Denonco