Përmbyten mbi njëmijë hektarë në Shkodër, ngrihet 75 cm niveli i ujërave nga Drini Pamje nga Shkkodra sot

Përmbyten mbi njëmijë hektarë në Shkodër, ngrihet 75 cm niveli i ujërave nga Drini

09:42, 25/01/2021
A+ Aa A-

Përkeqësohet sërish situata e përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës. Sor bashkia ka njoftuar se ka shkuar në 133- ha, toka e përmbytur dhe kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyhet për pastrimin e përroit të kufirit Muriqan në njësinë Ana e Malit. Po ashtu, kërkohet bazë ushqimore për gjënë e gjallë edhe në Anën e Malit edhe në Dajç.

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 25.01.2021, ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m. (Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.58 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha
Tokë e pakultivuar 398 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha
Grurë 25 Ha
Dekorative 10 Ha
Pemetore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha
Grurë 15 Ha
Pemetore 5Ha


 

Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :
Tokë e pakultivuar 170 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha
Grurë 10 Ha
Dekorative 10

Nj.A.Velipojë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.
Tokë e pakultivuar 5 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
Tokë e pakultivuar 3 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
Pemtore 2 Ha
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco