Zgjedhjet e 25 prillit/ Balliu: PD është vaksina për ndryshimin

Zgjedhjet e 25 prillit/ Balliu: PD është vaksina për ndryshimin

18:15, 24/01/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ka folur për fushatën e PD, zgjedhjet e 25 prilli si dhe përgjimet e fundit të AntiMafia-s italiane për organizatën ‘Ndrangheta’ dhe pastrimin e parave në Shqipëri.

Balliu thotë se PD ka program ekonomik dhe grupet e terrenit po shkojnë derë më derë, ndërsa nga ana tjetër për mazhorancën thotë se nuk i nevojitet program pasi kërkon vetëm të vjedhë.

Teksa numërimi mbrapsht ka nisur, Balliu tre muaj para zgjedhjeve deklaron se nuk e di ende nëse do të kandidojë ose jo. Ai thotë se më e rëndësishmja është bashkimi për të çuar në largimin e Ramës.

Për më tepër Balliu nuk kërkon një ndarje mes politikanëve të vjetër e të rinj brenda PD, pasi sipas tij në rast se nuk do të kishin punuar politikanët në PD që sot konsiderohen si të vjetër, të rinjtë nuk do ishin sot këtu. Për rastin konkret, ai thekson se Sali Berisha është aset kombëtar pasi ka qenë aktor kryesor në momentet historike të Shqipërisë.

KLEVIS BALLIU: Fushata e PD ka paraqitjen e programit, strukturat e pd mund t’i shihni po shkojnë derë më derë. PS nuk ka nevojë se s’ka alternativë, ka program vetëm të vjedhjë. Kurse PD ka program ekonomik, që ka treguar edhe në të kaluarën, me taksën e sheshtë që ishte 10%, sot do jetë 9%. Ka sjellë bum ekonomik, ndërkohë i rezistoi dhe krizës botërore të 2007. Kurse taksa progresive e Ramës vetëm sa ka mbingarkuar qytetarët të mbyllin bizneset. Rama e sheh pandeminë si koalicion, gjithçka ja faturon asaj. A thua se para pandemisë u çanë shqiptarët duke hapur biznese apo investimet e huaja. E vetmja gjë që na ka ardhur nga të huajt janë Ndrangheta, BKH, FBI etj, janë raportet e DASH që Shqipëria është kthyer në korridor të drogës. Këto prekin ekonominë shqiptare. Kur qeveria mbron interesat e pallateve, krimit të organizuar, oligarkëve, s’ka si merret me qytetarët.

PYETJA: Si ju duken drejtuesit e qarqeve, në rastin konkret Mark Marku?

KLEVIS BALLIU: Kam dëgjuar që ka patur shumë spekulime, konflikt interesi, por edhe sikur të kishte, a ka konflikt interesi se po vihet një kriminel, mafioz, oligark, po vihet një gazetar i nderuar, profesor, intelektual si Mark Marku. Nuk është proshur rregull, le të prishet rregulli për të vendosur intelektualë. Pra këtu bëhet debati për Mark Markun, kurse ky shkel ligjin për të vendosur kriminelë e narkotrafikantë në parlament. Mark Marku është i stërprovuar, nëse është prishur rregulli për një intelektual shumë mirë kanë bërë.

Nuk prisja as më shumë as më pakt këtë nivel. Jo vetëm Marku, ka një seri, që më parë kanë qenë ekspert të fushave të tyre. Ju keni individë që nuk shquhen për asgjë tjetër, ose kanë dalë nëpër ‘Toyota Yaris’, në ‘Bild’, me Bajrët etj. Bagazhi i tyre politik. Mark Marku duhet të ishin shumë në parlament. Program nuk janë pedagogët e intelektualët, por narkotrafikantët.

PYETJA: A do kandidoni në zgjedhje dhe ku?

KLEVIS BALLIU: Nuk e di, ajo do i përkasë PD po ajo çfarë ka rëndësi për çdo individ është që të jemi të gjithë të bashkuar, pavarësisht interesit të njërit apo tjetrit. Të gjithë duhet të jemi të bashkuar për të larguar Ramën. PD është vaksina, sepse kemi ilaçin. Nuk mund të themi që jemi perfektë, por në 2005 këto premtime dhamë, liberalizimi i vizave, anëtarësimi në NATO. Nuk premtojmë karagjozllëqe si Rama, shëndetësi falas etj, ku ka gjë falas?

Çdo qytetar do ketë mundësi të barabarta për të ecur përpara. Biznesi i vogël nuk do shihet si armik, por aset për vendin. Si e ndihmon biznesin? Duke i marrë frymën pa hapur qepenin, duke i çuar 7 lloje policie, apo duke i dhënë ndihmë. Paguan taksën njëherë, vendos pullën, dhe s’të ngacmon më njeri. Ulje e taksave është ëe nevojshme. Paguajnë më shumë taksa në rajon, rrogat më të ulëta. Shërbimet më të vogla. Tiranë janë rritur taksat pafund, uji pa gund, arsimi etj. Shih si është Tirana, trafiku lëmsh, koshat pa pastruar. Kemi ndotjen më të madhe të ambientit. Pse ndodh kjo? Bashkia e Tiranës s’ka hall të pastrojë qytetin, por paratë e drogës.

PYETJA: A duhen ende figura të vjetra në PD, p.sh. Berisha?

KLEVIAS BALLIU: Sali Berisha është aset kombëtar. Për të larguar Berishën duhet të ngrish shumë institucione e drejtori. Në çdo hap historik të Shqipërisë, çelësi apo aktori kryesor ka qenë Berisha në drejtim të vendit. Në vija të përgjithshme për politikanë të vjetër, nuk më duket e drejtë. Të rinjtë që janë sot a do ishin këtu nëse nuk do e kishin shtruar të vjetrit rrugën. Ndarja të rinj dhe të vjetër brenda PD nuk është e drejtë.

Po ashtu Klevis Balliu ka folur edhe për përgjimet e fundit të Antimafias italiane ku dalin bisedat e personave të organizatës kriminale ‘Ndrangheta’ për pastrimin e parave në Shqipëri.

Ai thotë se kjo nuk është risi, pasi hera e dytë që ‘Ndrangheta’ përflitet për lidhjet me qeverinë në më pak se një vit.

Balliu i bën thirrje SPAK të hetojë pasi e konsideron këtë si një nga ngjarjet më të rënda të viteve të fundit që një organizatë kriminale italiane vjen dhe pastron paratë në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco