Ku përfundoi inceneratori i Fierit? Subashi porosit magazinë grumbulli plehrash

Ku përfundoi inceneratori i Fierit? Subashi porosit magazinë grumbulli plehrash

21:53, 24/01/2021
A+ Aa A-

Në një kohë që inceneratori i Fierit veç ka thithur miliona euro dhe ende nuk ka përfunduar, Bashkia e Fierit ka nisur të gjejë zgjidhje alternative për mbetjet.

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka hapur tender me vlerë 200 mijë dollarë për ndërtimin e një magazine për grumbullimin e mbetjeve të qytetit.

Bashkia e Fierit ka vendosur të shpenzojë rreth 200 mijë dollarë për ndërtimin e një magazine plehrash, ndërkohë që një detyrim të tillë e ka kompania e inceneratorit të Fierit, e cila deri më tani ka marrë mbi 30 miliardë lekë të vjetra dhe nuk dihet se kur do të nisë aktivitetin.

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ka publikuar së fundi shpalljen e procedurës ‘Ndërtimi i pikës së transferimit të mbetjeve’, me fond limit mbi 19 milionë lekë të reja.

Sipas të dhënave zyrtare, bashkia e Fierit synon të ndërtojë një kapanon, me sipërfaqe 800 metra katrorë, e cila do të shërbejë si pikë grumbullimi mbeturinash, para se ato të dërgohen në inceneratorin që po ndërtohet nga ‘Integrated Technology Ëaste Fier’, e kontrolluar në shumicë nga biznesmeni Klodian Zoto.

Tenderi i Subashit shoqërohet me disa pikëpyetje thelbësore.

Bashkia e Fierit synon të ndërtojnë një kapanon, me sipërfaqe 20 metra të gjerë dhe 80 metra të gjatë për, siç thuhet zyrtarisht, për të grumbulluar mbeturinat para se të dërgohen tek inceneratori.

Sipërfaqja totale prej 800 metra katrorë është jashtëzakonisht e vogël për të mbajtur të grumbulluara tonelatat e mbeturinave urbane që prodhohen çdo ditë në një qytet të madh si Fieri.

Pra, ky kapanon me strukturë metalike, për të cilën është vendosur të shpenzohen rreth 200 milionë lekë të vjetra, me shumë mundësi do të ketë të vështirë të përballojë fluksin e mbeturinave ditore.

Nga ana tjetër, grumbullimi, përpunimi, menaxhimi dhe incenerimi i mbetjeve urbane të qytetit është përgjegjësi e kompanisë koncensionare të inceneratorit, ‘Integrated Technology Ëaste Fier’.

Në kontratën koncensionare, të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë private, parashikohet që shoqëria që kontrollohet nga Klodian Zoto është përgjegjëse për përpunimin e mbeturinave.

Pra, logjikisht, ajo më së pari duhet të realizojë grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane.

Por, ndërkohë që nuk ka asnjë sinjal zyrtar dhe publik për nisjen e punës së inceneratorit të Fierit, bashkia e qytetit po përgatit terrene alternative, siç është edhe mini-kapanoni për grumbullimin e plehrave të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni25/01/2021 00:20

Jeni betuar , ju te babziturit lakmiqare te rilindjes . Do ti nxirrni fundin ketij vendi perpara se te qerroheni , O plehra , qelbesira ! Nuk u ngopet as nga plehrat , qe plehrat ju mbulofshin e u befshi dhe i zi , ashtu sic keni shpirtin dhe Sic ja nxite JETEN ketij populli per 8 vjet !

Shqiptari24/01/2021 23:02

U LYE KOKE E KEMBE ME MUT EDHE ARMANDO SUBASHI! DIKUR JURIST I TALENTUAR, I DREJTE DHE ME REPUTACION NE QARKUN E FIERIT! POR POLITIKA KRIMINALO-MAFIOZE E RILINDJES E FEKALIZOI KOMPLET! PER TE MOS THENE SHKRETIMIN DHE SHKATERRIMIN KOMPLET TE KOMUNAVE DHE FSHATRAVE TE BASHKISE SE FIERIT! TURP! TURP! TURP! FIERI ESHTE QARKU I DYTE ME I FUQISHEM E ME I PASUR EKONOMIKISHT NE SHQIPERI DHE AKTUALISHT ESHTE ME I VARFERI PER SHKAK TE SUBASHEVE TE RILINDJES QE E DREJTOJNE SOT. SOT SUBASHI NUK ME SY E SURRAT QE T'IU DALE PERPARA QYTETAREVE TE BASHKISE SE FIERIT PERVEC RILINDASVE DHE KOMUNISTEVE RROTA KA..I!

Shto koment

Denonco