Përfshirja e Ramës dhe Veliajt/ Përgjimet e ‘Ndragheta-s’ nuk e bindin SPAK për të nisur hetimet

Përfshirja e Ramës dhe Veliajt/ Përgjimet e ‘Ndragheta-s’ nuk e bindin SPAK për të nisur hetimet

17:49, 24/01/2021
A+ Aa A-

SPAK ka nisur verifikimet në lidhje me përgjimet e Ndragehta-s që janë publikuar së fundmi në mediat italiane dhe shqiptare. Sipas burimeve nga Prokuroria e Posaçme, pritet që të vijnë informacionet nga homologet italian dhe nëse ka elementë të veprës penale atëherë organi i akuzës shqiptarë do të nis hetimin.

Pas gati një jave kur kanë dalë ne mediat shqiptare dhe italiane përgjimet e Ndragehtas, Prokuroria e Posaçme SPAK nuk ka nisur asnjë hetim.

Sipas burimeve mësohet se nga hëna do të komunikojë me autoritetet italiane para se të nis një verifikim apo hetim për përgjimet italiane. Në këto të fundi implikohen zyrtarë shqiptarë për afera në tenderë dhe leje ndërtimi.

Pas të dhënave që do të merren në rrugë zyrtare dhe vlerësimit të tyre do të merret një vendim që lidhet me nisjen ose jo të një procedimi penal edhe në vendin tonë. Kështu që pas verifikimeve të informacioneve që do të mbërrijnë nga Italia SPAK do të shoh nëse ka elementë të veprës penale dhe më pas  do nis hetimet.

Një hetim i Prokurorisë së Katanzaros në Itali, zbërtheu planet e organizatës italiane të Ndragehtës për të investuar në Shqipëri, për të cilën shprehen se korrupsioni është galopant.

Nëpërmjet një personazhi të identifikuar si Nik, të hetuarit në Itali, një pjesë e të cilëve edhe zyrtarë, marrin informacion dhe garanci për mënyrën se si do të fitohen tenderët për ndërtime, apo edhe investime në sektorin e shëndetësisë.

Këto përgjime tregojnë se bosët e mafias italiane, kanë shfaqur interes për të investuar në Shqipëri në sektorët kyç të ekonomisë, ose thënë ndryshe, aty ku mund të pastrojnë më lehtë paratë.

Sipas përgjimeve, rezulton të bëhen marrëveshje për ndarjen e fitimeve dhe numrin e tenderëve të hapur, apo kur do të hapem tender të rinj. 

Por ajo që duket shqetësuese, është fakti se mafia italiane ka bindjen se politikanët shqiptarët dhe ministrat janë lehtësisht të korruptuar, duke u krijuar më pas mundësi bosëve të Ndranghetas për të investuar paratë e fituara në rrugë të jashtëligjshme

/SYRI TV

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/01/2021 09:26

Spakun e krijoi Rama.Nuk e krijoj kot.Te godase kundershtaret dhe te mbroje Ramen.Ne kete rast po e mbron.Por kjo mbrojtje qe Spaku po i ben eshte vetevrasje per Ramen se populli e humbi besimin tek drejtesia.Populli nuk i mbeshtet me keta mendere shqyer

Shqiptari24/01/2021 20:19

A U DHJEFSHA MU NE SPAK!!! A U Q...FSHA SPAK!!! A E KUPTONI SE KU KA ARRITUR NIVELI I PABESUESHMERISE?? NIVELI ZERO! DHE JO VETEM TEK POPULLI, QE NUK E BESON KURRE KETE MUT REFORME NE DREJTESI APO "DREJTESINE E RE", POR EDHE TEK VETE POLITIKANET E OPOZITES SE BASHKUAR! SEPSE NDRYSHE NUK DO T'I BENIN THIRRJE SPAK NGA MENGJESI E DERI NE DARKE! SPAK I DI MIRE DETYRAT E VETA, PER TE CILAT PAGUHEN MILIONA NGA TAKSAT TONA! NESER SPAK DO TE JETE NEN AKUZE PENALE PER SHPERDORIM DETYRE DHE PER MBROJTJE TE KRIMIT! PO PROKURORISE SE ANTI-MAFIAS ITALIANE, OPOZITA ITALIANE I BERI THIRRJE QE TE BENTE DETYREN??!!!! APO AMBASADA E SHBA?!!! ASKUSH NUK E BESON DHE ASKUSH NUK PRET QE SPAK APO BKH TE VEPROJNE ASHTU SIC BENE DHE PO BEJNE KOLEGET E TYRE PROFESIONISTE PERTEJ ADRIATIKUT! ASKUSH!! SPAK ESHTE VETEM ASPAK, PA DINJITET, PA NDER, PA PERSONALITET, PA MORAL DHE PA GJAK!!! JANE THJESHT CA ZYRTARE TE RENDOMTE, TE KORRUPTUAR, TE DOBET, TE PAAFTE DHE FRIKACAKE!!

t24/01/2021 19:24

As mos ta rreje mendja njeri se legenat e spakut do hapin çeshtje penale

Shto koment

Denonco