Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

Përgjime të reja: Eurodeputeti italian ndërhyn për tendera e koncesionet e mafias në Tiranë

19:50, 23/01/2021
A+ Aa A-

Europarlamentari Lorenzo Cesa ka dalë në skenë në përgjimet e antimafias italiane si personi që koordinon ndërhyrjet e nevojshme në Tiranë me qëllim garantimin e tenderave, koncesioneve dhe lejeve të ndërtimit, për grupet kriminale të goditura nga operacioni i fundit në Itali.

Protagonist i bisedave të zhvilluara është edhe sipërmarrësi Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve të publikuara nga Ora News, flet për dhënien e ryshfetit në masën 20 për qind për lejet e ndërtimit në Tiranë.

Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC, i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime, ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Në përgjimet e antimafias italiane të datës 7 korrik 2017 zhvillohet një bisedë në restorantin “Tullio” në qendër të Romës, mes sekretarit rajonal të UDC, Francesco Talarico, e politikanëve Tomaso Brutto e Saverio Brutto, e sipërmarrësit Antonio Gallo, i cili në pjesën e parë të përgjimeve, fliste për pagesa të 20 për qindëshit në formë ryshfeti për ndërtimet në Tiranë, informon Ora News. 

Tomaso Brutto: Di se Lorenzo Cesa mund të ketë kontakte dhe me politikanë në Shqipëri, ku është i njohur e Talarico thotë se është i sigurt se ai si parlamentar europian mund të krijojë kontakte të mira të drejtpërdrejta me parlamentarë të tjerë europianë.

Tomaso Brutto: Kjo është e rëndësishme eh… është tjetër gjë kur Cesa të krijon një kontakt në Shqipëri… atje nuk është si këtu, një ministri në Shqipëri i jep…

Francesko Talarico: Uhh...korrupsion total.

Tomaso Brutto: Dreq… Po

Francesko Talarico: Treg i lirë

Tomaso Brutto: Pooo e atje nuk kontrollojnë… atje qeveria të thotë, ti duhet të paguash 1000 lekë taksa në vit e pastaj bën ç’të duash, por duhet të paguash aman taksat … pastaj bën ç’të duash.

Francesko Talarico: Po por ata kanë një bast… sa vjen 100.000 ja kaq janë të tuat… është legale…

Tomaso Brutto: Ne mund të hyjmë atje me spitalet. Pasi ne  furnizojmë me tuta, doreza, maska, gjithçka që duhet për sektorin spitalor, për kirurgë, tutat e kirurgëve, këpucët e kirurgëve..

Francesko Talarico: Thuhet se në Shqipëri është një terren i virgjër, nuk bëhen as gara, por “thirret një kompani”...

Tommaso Brutto: Atje ( në Shqipëri) çfarë do…. është një zonë në ekspansion…

Francesco Talarico: E atje bën kapon ai… e Cesa i njeh dhe me një të këtyre Entev, e kështu nis….

Tomaso Brutto: Po, po është i aftë… mjafton t’i vendosim kontaktin Antonios ai di si t’ia dalë…

Përgjimi i datës 5 maj 2017 ora 17.06, kohëzgjatja 15 minuta e 5 sekonda.

Biseda zhvillohet në banesën e Tommaso Brutto, i pranishëm Ercole D’Alessandro financieri italian i Katanzaros e Antonio Gallo.

Antonio Gallo: Kemi këtë projekt në Shqipëri e kemi nisur… në sensin që kemi gjetur strukturën. Kemi bërë kompani me Saverion e për të përshpejtuar punë duhet të blejmë e të porosisim mallin… Jemi në një pikë të mirë. Kemi një person shqiptar që thirret menaxher, që ka eksperiencë e administron gjithçka.

Ercole D’Alessandro: Unë kam lidhje të mira atje… më 22 qershor shkoj e kthehem më 25.

Antonio Gallo:..Për tenderin nuk ka problem … shkojmë e firmosin…. i merrni atje e i ndajmë…

Ercole D’Alessandro: Shoqërinë e keni bërë ju?

Antio Gallo: Duhej bërë deri në një farë date, por nuk kishte problem ndryshe nuk hapte dot më 22…

Tommaso Brutti: (i referohet djalit të Ercole D’Alessandro, ortak i sipërmarrjes në hapur në Shqipëri); Atëherë i thuaj djalit tënd që më 22 të bëjë inaugurimin e të jetë patjetër aty…

Ercole D’Alessandro: Më 22 nisem nga Lamezia Terme e më 06.40 në mëngjes nisem nga Lamezia Terme, më 7.05 mbërrij në Fiumicino, e më 9.25 nisem për në Tiranë e mbërrij më 10.50…. Ministria më ka bërë këtë biletë…

Në dosjen hetimore të Antimafias italiane nënvizohet gjithashtu se sipërmarrësit Saverio Brutto e Francesco Talarico synonin të rikompensonin Lorenzo Cesa me 5% të aferave të tyre./oranews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BE23/01/2021 22:23

Presim nga BE qe te na shtoje dhe ca kushte qe te vazhdoje te mjele edhe ca vite ci ka mbetur ketij vendi. Sa shume interes paska patur BE te mbetet ballkani nje lavatrice lekesh

Shto koment

Denonco