Tiranë pritet të humbasë një monument historik që lidhet me kujtesën e pandarë të kryeqytetit, kjo falë kujdesit të vazhdueshëm të kryetarit të Bashkisë për të ndërtuar kulla shumëkatëshe. Minareja e xhamisë së Ethem Beut në qendër të Tiranës është ndarë në dy pjesë, me siguri për shkak të tronditjeve që ka pësuar gjatë punimeve për ngritjen e kullës shumëkatëshe pas Kullës së Sahatit.
Gazetari Vehap Kola ka sjellë pamje tronditëse nga brenda minaresë ku vihet re dukshëm dëmi që i është bërë minaresë që rrezikon të bjerë.
‘Pamjet nga brenda në minarenë e xhamisë së "Et'hem Beut" tregojnë se minareja është ndarë më dysh.
Qëndron në këmbë vetëm se shyqyr Zotit nuk ka rënë ndonjë tërmet apo, ku i dihet, ndonjë vinç pa dashje.
Kush vrapoi për t'i dhënë popullit pak opium, të vrapojë për të pranuar se papërgjegjshmëria dhe rilindjezimi ka shkuar shumë larg.
Asnjë interesim nga drejtuesit e KMSh për këtë krim të pashembullt.
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë se Zoti do t'i ringjallë njerëzit me ata që kanë dashur kur ishin në këtë jetë.’
© SYRI.net
Rilindasit e komunistat nuke ka fe ase besim! Vec vjedhje e vllavrasje... se dij si do reagojne kunder ketyre kriminelave komunitet fetare pa dallim. Mendoj se ndeshkim.
U prish historia e Tiranes dhe e Shqiperis Vetem e Vetem te pasurohen kriminelet dhe tradhetaret e vendit.Dikur gezonim kur venim ne Tirane,kurse tani Tirana eshte kthyer ne nje qytet te rendomte,plote pabukuri dhe papasterti.Kryeqendra e krimit imoralitetit dhe tradhetive qe i ndodhin Shqiperise.Per ndertimet ne qender opozita ka faj shume te madh.Nuk duhej ti kishte lejuar kurrsesi.Te ngrinte popullin ne kembe dhe ta udhehiqte.Por opozita duket qe ka marr pjesen e saj qe hesht