VIDEO/ Miglioranzi, ortak i Veliajt në “Eco Tirana”, dalin përgjimet e biznesmenëve Italianë

VIDEO/ Miglioranzi, ortak i Veliajt në “Eco Tirana”, dalin përgjimet e biznesmenëve Italianë

18:42, 23/01/2021
A+ Aa A-

Në disa përgjime të prokurorisë italiane në një mega-operacion kundër “Ndraghetas”, të zhvilluar së fundmi, është regjistruar një bisedë e Andrea Gallos një personazh kryesor nën hetim, duke komunikuar me një bashkëpunëtorin e tij për leje ndërtimi kundrejt rryshfetit në Tiranë.

Këto përgjime, të publikuara edhe në median shqiptare, ngritën menjëherë dyshimet se bisedat e eksponentëve të mafias italiane lidhen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Natyrisht, dyshimi është i përligjur, përsa kohë që lejet e ndërtimit, sidomos për kullat e larta, firmosen nga kryetari i Bashkisë.

Kjo është hera e dytë që Veliaj, në mënyrë indirekte, shfaqet në hetimet e Anti-Mafias italiane kundër mafiozëve të Ndragheta-s.

Në qershor 2020, një hetim i Drejtorisë së Anti-Mafias në Verona, arrestoi një numër të konsiderueshëm personash, si pjesë apo e lidhur me klanin mafioz “Ndragheta”.

Në mes të të arrestuarve ishte edhe Andrea Miglioranzi, një bashkëpunëtor i Erion Veliaj në kompaninë publike “Eco Tirana”.

Sipas asaj që u publikua në atë kohë nga media italiane, rezultoi se ish-kryebashkiaku i Veronas, Flavio Tosi dhe drejtuesit e ish-drejtuesit e kompanisë "Amia" ishin subjekte të një hetimi te Drejtorisë së Antimafias, gjatë të cilit janë arrestuar deri më tani 26 persona në qytetin në veri të Italisë.

Kompania "Amia" është një nga dy ortakët e shoqërisë publike "AGSM holding", e cila nga ana e saj zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, "Eco Tirana".

Maxhoranca e aksioneve të "Eco Tirana", 51 përqind, zotërohet nga bashkia e kryeqytetit.

Bashkëpunimi për krijimin e "Eco Tirana" u finalizua në vitin 2016, me firmosjen e kontratës ndërmjet Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës dhe Flavio Tosi, në atë kohë kryebashkiak i Veronas.

Krijimi i "Eco Tirana" u shoqërua me dyshime publike për vlerat ekonomike.

Por, pati edhe zëra, gjithësesi, jo shumë të fortë, të cilët hodhën dyshime për një bashkëpunim me sfond mafioz.

Përballë të gjithë dyshimeve, Erion Veliaj aplikoi skemën që di të bëj më mirë.

Ai zhvilloi një fushatë agresive në media, të vendosura në përgjithësi nën "kontrollin" e tij, për të prezantuar marrëveshjen me kompaninë italiane si një histori suksesi të padiskutueshëm.

Veliaj e cilësoi "AGSM Holding" si një ndër kompanitë lider në përpunimin e mbetjeve urbane dhe që, me eksperiencën e saj, do të shndërronte Tiranën në një ambjent miqësor me natyrën.

Por, tashmë, drejtuesit e "AGSM Holding" akuzohen nga autoritetet italiane se janë vënë në shërbim të pastrimit të paravë për llogari të "Ndragheta-s",

Pa u fshirë mirë boja e hetimeve të para, tashmë kryebashkiaku i Tiranës shfaqet, gjithnjë në mënyrë indirekte, në përgjimet e një grupi tjetër të Ndraghetas, ku flitet për leje ndërtimi dhe “20 përqindësh” rryshfet nëpërmjet “Nikut” që ka lidhje të forta në politikën shqiptare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/01/2021 18:53

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE HAJDUTE DHE KRIMINALE "RILINDJA! POR, as mos shpresoni fare qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje qime gje nga ky qull kaq i piset!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet jo vetem qe duhet ta shkrini kete SPAK komplet, por te paditen penalisht per mosveprim dhe shperdorim detyre, dhe te mos kete me ne SPAK asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK! PSE NUK PO FLET AMBASADORI ITALIAN I BE, QIRJE SORECA? CFARE MUND TE NA THOJE ISH-PROKURORI I ANTI-MAFIAS ITALIANE, Z. SORECA, KUR NE TIRANE, PERPARA HUNDES SE TIJ, NA MBERRIU, NA PUSHTOI DHE NA UZURPOI NDRAGHETA??!!! RROFSH E QOFSH O MIUSH SORECA!!! KU JE FUTUR O SORECA? APO JE FUTUR NE NDONJE DHOME HOTELI TE FSHEHTE ME PUTANAT QE TE KA QERASUR LALI PLEHU!! ME CFARE TA KANE MBYLLUR GOJEN RILINDASIT DHE NDRAGHETA, ME MILIONA APO ME MUT???!

Shto koment

Denonco