Brandi ‘Ndragheta’ zbarkon në Tiranë, heshtja e ish-vartësit të dyshes Falcone-Borselino!

Brandi ‘Ndragheta’ zbarkon në Tiranë, heshtja e ish-vartësit të dyshes Falcone-Borselino!

18:00, 23/01/2021
A+ Aa A-

Nga Elkier Bushkolaj

Bashkimi Evropian ka marrë përsipër financimin për rikonstruksionin e monumenteve të kulturës që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërkohë listës së objekteve që kanë nevojë për rikonstruksion i shtohet edhe Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë.

Ky objekt kulti 200 vjeçar i mbijetoi luftërave, diktaturës dhe tërmetit por jo babëzisë, teksa sipas ekspertëve ka pësuar dëmtime për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e një kulle ngjitur me të.

Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri besoj se nuk do ta kundërshtojë këtë financim dhe me siguri do shkojë ta vizitojë nga afër Xhaminë e Et’hem Beut, ndërkohë aty pranë do t’i bien në sy punimet për ndërtimin e një qiellgërvishtësi, jo shumë larg ish godinës së Teatrit Kombëtar, që u shemb me 17 maj të 2020.

Kjo gradaçelë por edhe të tjerat që kanë hedhur shtat në Tiranë prej dy ditësh janë lajmi kryesor në mediat e vendit fqinj, pasi ish kolegët hetues të, Luigi Sorecës, në Antimafian italiane kanë zbuluar se biznesmeni, Antonio Gallo, i njohur si “Princi”, politikanë dhe ish zyrtarë kanë marrë përsipër pastrimin e parave të Ndranghetas në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Sorecës gjatë pjesëmarrjeve të tij në marshimet sensibilizuese të vrapimit krah Ministres Drejtësisë, Etilda Gjonaj, apo zv /ministres Brendshme, Romina Kuko, duhet t’ia kenë vrarë sytë kullat që po mbijnë kudo nëpër Tiranë, në të cilat sipas raportit të Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar janë pastruar 1.6 miliard euro.

Benefitet dhe luksi i petkut të diplomatit mund të kenë ndikuar tek humbja e nuhatjes profesionale prej ish hetuesi tek Luigi Soreca, por jo tek ish kolegët e tij në Itali.

Antimafia ka përgjuar për orë të tëra, biznesmenë, politikanë, zyrtarë lokalë dhe mafiozë italianë për llogari të një hetimi që zbuloi një skemë korrupsioni prej 250 milionë eurosh në vendin fqinj, nga i cili nuk morëm kurrë mësime se si luftohet krimi i organizuar.

Nëse për autoritetet italiane ky hetim është beteja e radhës në luftën kundër paligjshmërisë, për Shqipërinë rezultoi një minë me sahat, pasi persona me lidhje me grupin kriminal me gjakatar në Evropë, Ndrangheta, pretendojnë në bisedat mes tyre se kanë lidhje që shkojnë deri në zyrën e Ramës dhe Veliajt dhe e shohin Shqipërinë si një mundësi të artë për investime.

Për kureshtjen e atyre që ndoshta nuk e dinë, Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka qenë hetues i Antimafias, ndërkohë gjatë karrierës së tij ka pasur eprorë edhe dy prej emrave simbol të drejtësisë italiane si Giovani Falcone dhe Paolo Borselino, të cilët krimi i ekzekutoi në mënyrë barbare.

Jo pak herë Soreca ka folur në intervista me nostalgji për eksperiencën e punës në krah të Falcones e Borselinos, por mesa duket në Shqipëri ka vendosur të përshtatet me sistemin.

Ambasadori i BE do duhej të kishte një reagim për këto zhvillime pasi në përgjime rezulton se përmendet edhe Eurodeputetit, Lorenzo Cesa, i cili mund t’u mundësonte grupeve kriminale italiane dhe sipërmarrësve kontakte me qeveritarët shqiptar.

Me siguri kur të përfundojë mandatin e tij si diplomat, ai do shijojë pensionin e majmë prej burokrati në ndonjë ndonjë vilë në Zvicër ose Marbela të Spanjës, teksa fëmijët e tij do angazhohen në diplomaci e biznes, ndërkohë Shqipërinë do ta kujtojë si “El Doradon” e tij, ndërsa shqiptarët e thjeshtë si skllevër të nënshtruar ndaj krimit.

Soreca duke justifikuar milionat e hedhura nga BE për reformën në drejtësi, e mbron në çdo dalje televizive këtë projekt, ndërkohë SPAK ende nuk ka bërë asnjë njoftimin lidhur me operacionin e zhvilluar nga pala italiane, teksa ky skandal do jetë prova e zjarrit për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Eproret e Sorecës në Bruksel duke parë suksesin e drejtësisë së re në Shqipëri kanë vendosur të mos e zbatojë as në Maqedoninë e Veriut.

Diplomati Soreca ka vlerësuar punën e qeverisë sa i përket reformave në kuadër të integrimit, ndërkohë nuk e di nëse ka informacion se përveç brandit të njohur Ndrangheta asnjë kompani italiane me prestigj në tregun ndërkombëtar nuk ka vendosur të investojë në Shqipëri.

Sa për ndihmën që Bashkimi Evropian do ofrojë për sistemin tonë shëndetësor, Soreca mund të kërkojë ndihmë edhe tek Ndrangheta, pasi ata ishin të gatshëm të kontribuonin në dhurimin e pajisjeve mjekësore falas.

Injektimi i parave të krimit në ekonominë e një shteti dhe kriminalizimi i shoqërisë kanë rezultuar fatale për shumë vende.

Këto para, nuk prodhojnë zhvillim, por përkundrazi shtojnë korrupsionin, faturën e të cilit e paguajnë qytetarët, gjenerojnë luftë bandash, viktima dhe varfëri.

Qeveria shpreson se edhe këtë herë me blerjen e medieve që në përgjime u del vetëm emri i Metës, me propagandë dhe batuta të bëjë të mundur që kjo histori të mbyllet pas tre ditësh, siç ka ndodhur me përgjimet e BILD, apo skandalet e tjera.

Opozita nga ana tjetër duhet të heqë dorë nga video-montazhet dhe memet dhe t’u ofrojë shqiptarëve një alternative konkrete për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 23/01/2021 20:29

Zoti marrte haken e ketij populli.Mallkuar qofsh Erion fik Veliaj

Shqiptari23/01/2021 18:41

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE HAJDUTE DHE KRIMINALE "RILINDJA! POR, as mos shpresoni fare qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje qime gje nga ky qull kaq i piset!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet jo vetem qe duhet ta shkrini kete SPAK komplet, por te paditen penalisht per mosveprim dhe shperdorim detyre, dhe te mos kete me ne SPAK asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK! CFARE MUND TE NA THOJE ISH-PROKURORI I ANTI-MAFIAS ITALIANE, Z. SORECA, KUR NE TIRANE, PERPARA HUNDES SE TIJ, NA MBERRIU, NA PUSHTOI DHE NA UZURPOI NDRAGHETA??!!! RROFSH E QOFSH O MIUSH SORECA!!! KU JE FUTUR O SORECA? APO JE FUTUR NE NDONJE DHOME HOTELI TE FSHEHTE ME PUTANAT QE TE KA QERASUR LALI PLEHU!! ME CFARE TA KANE MBYLLUR GOJEN RILINDASIT DHE NDRAGHETA, ME MILIONA APO ME MUT???!

Shto koment

Denonco