Fokusi te rinia/ Basha: PD derë më derë me qytetarët, program ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza

Fokusi te rinia/ Basha: PD derë më derë me qytetarët, program ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza

17:54, 23/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha ndër të tjera nga emisioni ‘Kjo javë’ me gazetaren Nisida Tufa se PD është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe se ka një program ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza. Basha tha se shikon një klimë jashtëzakonisht entuziaste në veçanti tek rinia e cila sheh një shpresë tek ndryshimi, tek alternativa.

Po kështu u shpreh se ‘25 Prilli nuk do të jetë një ditë zgjedhjesh si ato që kemi pasur më përpara por një ndryshim tërësor të  mënyrës sesi do të qeverisim vendin.

Nisida Tufa: Dhe ne do të ndalemi tek 25 Prilli, jemi 3 muaj përpara datës së zgjedhjeve do doja të flisnim dhe të fokusoheshim tek opozita, tek Partia Demokratike, si është e organizuar Partia Demokratike ose më mirë të themi çfarë ditësh po jeton ajo tani aktualisht?

Lulzim Basha: Jo vetëm aktualisht por ka muaj që Partia Demokratike është në një aktivitet intensiv, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, natyrisht me anëtarësinë, në punë derë më derë, në përfundimin e një programi ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, për ta normalizuar dhe më pas për ti dhënë atë zhvillim ekonomik që meriton dhe për të cilin faktikisht ka të gjitha potencialet, sepse ky nuk është një vend i varfër ky është një vend i vjedhur dhe burimi i kësaj krize ekonomike, burimi i papunësisë, i rritjes së kostos së jetesës, i çmimeve të papërballueshme për familjarët është pikërisht korrupsioni qeveritar, është dështimi i njëpasnjëshëm i Edi Ramës në këto 8 vite ku nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe ka vetëm një sukses, ka pasuruar siç tregoi dhe raporti i publikuar së fundmi i BIRN-it vetën e tij dhe 2/3 e kabinetit qeveritar që trefishuan pasuritë me letra, sigurisht të gjithë shqiptarët e dinë që janë pasuruar shumë më shumë se aq, po me letrat e ILDKP-së janë 3 herë më të pasur sesa kur u ulën në karriget qeveritare ndërkohë që gjithë vendi është në varfëri absolute.

Prandaj gjen një klimë jashtëzakonisht optimiste në kontaktet tona me njerëzit, jashtëzakonisht entuziaste në të gjitha fashat e popullsisë, në veçanti tek rinia e cila sheh një shpresë tek ndryshimi, tek alternativa, sepse problemi më I madh që Shqipëria ka sot është largimi masiv i rinisë ndaj dhe kontakti ynë është shtrirë në të gjitha shtresat e popullsisë por ka targetuar në veçanti rininë dhe mund t’iu them, këtu mund të ndaj me ju një të dhënë: 1 në çdo 3 të rinj që kemi kontaktuar vetëm në qytetin e Tiranës, jo në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, 1 në çdo 3 të rinj është shprehur i gatshëm jo thjeshtë të votojë Partinë Demokratike por të bëhet pjesë e përpjekjes sonë që me 25 prill të sjellim në ndryshim.

Nisida Tufa: Zoti Basha si do të flitet tani me elektoratin, ju e thatë  Partia Demokratike e ka paraqitur programin e saj shtyllat kryesore i dimë risitë janë njohur kohë më parë kanë qenë intensive por nga ana tjetër gjithçka edhe vështirësohet për shkak të pandemisë kur koha ngushtohet fushata do të hyjë në ditët e saj do të bëhet më e nxehtë. Sa e vështirëson kjo? Çfarë has në vështirësi?

Lulzim Basha: Fushata do të zhvillohet dhe po zhvillohet derë më derë, do të jemi kudo ku janë qytetaret, natyrisht do të përdorim të gjithë hapësirën e mediave sociale dhe po e përdorim.

Nisida Tufa: Funksionon?

Lulzim Basha: Sigurisht që funksionon por nuk zëvendëson kontaktin e drejtpërdrejtë. Unë i pari dhe çdo përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar do të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët derë më derë, familje më familje siç i kemi dëgjuar  këto 2 vite problemet, shqetësimet, por edhe shpresat  e tyre dhe i kemi kthyer ato në një program realist politik i cili do të marrë jetë nga dita e parë  e qeverisjes tonë për të normalizuar vendin.

Po kështu do të vazhdojmë me gjithë ditët që kanë mbetur deri  me 25 Prill  të bëhemi njësh me njerëzit  dhe shqetësimet e tyre që janë: papunësia, janë kostoja e jetës, janë çmimet që rriten, janë emigracioni i të rinjve, largimi i të rinjve, janë  dhe  shqetësimet e mia. Janë motivi im, janë motivi i Partisë Demokratike. Janë ajo, që do  të jetë prioritet i parë i imi nesër si kryeministër  për të sjellë ndryshimin për të gjithë. E përsëris për të gjithë. Prandaj, në këtë kuptim  25 Prilli nuk do të jetë një ditë zgjedhjesh si ato që kemi pasur më përpara, por do të jetë një ditë ku nuk  do të kemi thjesht dhe vetëm rotacion , nuk do të kemi thjesht dhe vetëm ndryshim pushteti por, do të kemi një ndryshim tërësor të  mënyrës sesi do të qeverisim vendin.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 23/01/2021 20:33

Ambicia e cdo politikani eshte te marr pushtetin.Ne momentin qe arrin kete harron gjithecka dhe cdo premtim qe ka bere.Eshte metode qe i ka dale boja.Duhet revolucion ketu tek ne Duhet ndryshim rrenjesor ne cdo gje.Te gjithe keta politikan nuk Duhet te ekzistojn me.

Shto koment

Denonco