Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

Erion Veliaj bëhet edhe me qesharak, nga `Antimafia po më sulmon` te `fajin e ka Grida Duma`!

Erion Veliaj bëhet edhe me qesharak, nga `Antimafia po më sulmon` te `fajin e ka Grida Duma`!

15:43, 23/01/2021
A+ Aa A-

Duket se, Erin Veliaj ka mbetur aq keq në rrjetën e përgjimeve të Antimafias italiane, sa nën panik edhe nga një hetim i SPAK i cili mund ti çojë  hetimet në Itali (sipas të gjitha gjasave) deri te kryeministri Rama, së bashku me këtë të fundit kanë përgatitur një reagim edhe më qesharak se ai që bëri nga Rogozhina.

https://www.syri.net/politike/399264/rreshqet-veliaj-akuzon-antimafien-italiane-se-po-perfshihet-ne-fushate-kunder-tij/

Kështu kryebashkiaku i kryeqytetit, pasi reagoi fillimisht duke akuzuar Antimafian italiane se po ndërhyn në fushatë elektorale kundër tij dhe Rilindjes, këtë herë fajin ja ka hedhur Grida Dumës.

Reagim i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës

 Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

Alibia Nr.2 e Erion Velisë

Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!

E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.

I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla.

Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

...23/01/2021 16:17

Do ia mbylli njeri gojen ketij, se na qelbi

Shto koment

Denonco