Kullat e dyshimta të Veliajt po shembin minaren e ‘Et'hem Beut’?

Kullat e dyshimta të Veliajt po shembin minaren e ‘Et'hem Beut’?

14:59, 23/01/2021
A+ Aa A-

Në sfondin e hetimit tronditës të Antimafias Italiane për pastrim të qindra milionë eurove të Ngragheta nëpërmjet ndërtimit të kullave në qendër të Tiranës, arkitekti Titi Seranaj ka ngritur alarmin se minarja simbol e sahatit të xhamisë së “Et’hem Beut” po shembet. Nëpërmjet një shënimi të shoqëruar edhe me fotografi, Seranaj denoncon se Kulla e famshme ka marrë plasaritje të forta, duke argumentuar me fakte se kjo gjë po ndodh si pasojë e gradaccelës që po ngrihet ngjitur me atë.

STATUSI I SERANAJT

SKANDAL!

Dëmtohet seriozisht minarja e xhamisë së Et’hem Beut në qendrën e Tiranës .

-Megjithëse prej shumë kohësh i është nënshtruar procesit të restaurimit, në projekt nuk është i pasqyruar detaji për ndërhyrje në këtë pjesë, pra dëmtimi është i kohëve të fundit (shih fotot e projektit).

-Nuk është as pasojë e lëkundjeve të tërmetit të një viti më parë. Nëse do të qe kështu do të ishin marr masa të menjëhershme sepse dëmtimi është shumë serioz dhe kërkon ndërhyrje emergjente.

-E gjitha është pasojë e punimeve që janë kryer dhe po kryhen te zona historike ngjitur me Sahatin e Tiranës dhe xhamisë së Et’hem Beut..

-Ndërhyrja me mjetet e rënda për realizimin e katër kateve nëntokë me pilota kanë shkaktuar lëkundje të forta tokësore, njëkohësisht dhe ndryshimet e ngarkesave për shkak të rëndesave të mëdha të betonit kanë shkaktuar ulje dhe për pasojë kanë dëmtuar minarenë.

Ky është shkaku!

-Ja përse zona historike nuk duhej të reduktohej, për t'iu hapur rrugë në këtë mënyrë ndërtimit të kullave shumëkatëshe pranë monumenteve të kulturës..

-Ja përse reduktimi i zonës historike pa një raport tekniko -shkencor nga këshilli kombëtar i restaurimit, siç e përcakton ligji sjellë këto pasoja të pariparueshme.

-Dhënia e lejeve me firmë të Kryeministrit për të ndërtuar kulla me parat e mafies në zonat e mbrojtura shkatërron trashëgiminë dhe monumentet tona historike.

Ky është një krim i pafalshëm.

Dikush duhet të mbaj përgjegjësi dhe të ndëshkohet për këtë.

Shënim: Xhamia e Et'hem Beut gëzon statusin “Monument Kulture kategoria e l. shpallur më 17 mars 1948.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco