Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

Hetimi i Antimafies, Kokëdhima: Mos u çudisni kur të dalin fakte edhe më tronditëse!

14:23, 23/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u shpreh se pushteti qendror dhe vendor në Shqipëri është vënë në shërbim të krimit. Reagimi erdhi pas publikimit të përgjimeve të Antimafias Italiane për eksponentë të organizatës “Ndragheta” që kanë investuar në pasuri të patundshme apo kanë përfituar tendera publikë.

Kokëdhima u shpreh se klasa e korruptuar politike në Shqipëri është gati të bëjë pakt edhe me djallin për pushtet dhe pasuri.

“Përgjimet e Antimafias Italiane që tregojnë pazaret e mafiozëve italianë për leje ndërtimi në Tiranë apo tendera në shëndetësi konfirmojnë vënien e pushtetit qendror dhe vendor në shërbim të mafies së krimit dhe të parave të pista.

Ndërsa biznesi i ndershëm nuk lejohet të investojë pa paguar taksën e rryshfetit te zyrtarët e korruptuar dhe përjashtohet nga çdo garë dhe punë publike, mafia shtetërore dhe ajo e huaj i ka ngulur themelet thellë në ekonominë shqiptare me investimet në pasuri të patundëshme, shëndetësi apo pastrimin e mbetjeve urbane.

Nuk duhet të çuditemi nëse dalin fakte të reja edhe më tronditëse. Kjo klasë e korruptuar politike është gati të bëjë pakt edhe me djallin për pushtet dhe pasuri" shkruan Kokëdhima

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 23/01/2021 20:52

Nuk mund te cuditesh ne vendin e cudirave.Edhe ti pjese e tyre je pamvaresisht se mundohesh te hiqesh si burr i mire.Edhe ti nga korrupsioni u pasurove.Edhe ti do qe ta kthesh Shqiperine ne shtepi hashashi se je i pangopur

Shqiptari23/01/2021 14:32

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE HAJDUTE DHE KRIMINALE "RILINDJA"!!! DO TE DALIN QE C'KE ME TE!! KETE RADHE E HENGREN QELBESIRAT DHE PLEHRAT! Por as mos shpresoni qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje gje!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet shkrijeni kete SPAK komplet, te mos kete asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

Shto koment

Denonco