Enxhi dhe Eltoni, dy E-të që do të drejtojnë demokratët e Përmetit drejt 25 prillit

Enxhi dhe Eltoni, dy E-të që do të drejtojnë demokratët e Përmetit drejt 25 prillit

13:38, 23/01/2021
A+ Aa A-

Enxhi Shanaj quhet studentja e shkëlqyer e Mjekësisë që është zgjedhur për të drejtuar FRPD-në në krah të Elton Hysenshahajt, kreut aktual të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, u shpreh me shumë optimizëm për këtë përzgjedhje midis të rinjve: “Përmeti është dashuri, - u shpreh Këlliçi. - Qyteti i trëndafilave, i glikove të shijshme dhe i sazeve karakteristike që na ngrenë të gjithëve në valle në dasma, nga veriu në jug, qytet me turizëm në rritje, me zero kriminalitet, ku PD-ja pati nderin të drejtojë bashkinë deri në votimet moniste të vitit 2019.

Nga dita e sotme, Enxhi Shanaj, studentja shembullore e masterit në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, do të drejtojë degën e FRPD-së në Përmet.

Kryetari aktual i PD-së, dega Përmet, Elton Hysenshahaj, ka drejtuar më parë degën e FRPD-së në Përmet, duke qenë një model suksesi për të gjithë të rinjtë që kontribuojnë në politikë dhe në komunitetin e tyre.

Enxhi dhe Eltoni, bashkë me ekipin e tyre fantastik dhe me përmetarët e kulturës, janë forca dhe energjia jonë për të bërë ndryshimin më 25 prill. Suksese Enxhi Shanaj dhe punë të mbarë!”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco