Politikani që konfirmon se me 100 mijë euro 'kap' kë të duash në zyrat e shtetit shqiptar

Politikani që konfirmon se me 100 mijë euro 'kap' kë të duash në zyrat e shtetit shqiptar

12:37, 23/01/2021
A+ Aa A-

Në mediat dhe opinionin italian, ajo që ka bërë më së shumti bujë është përfshirja e politikanëve dhe një eurodeputeti në planet dhe operacionet e mafies vendase, për të investuar dhe pastruar para në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Franco Talarico që mbante edhe detyrën e sekretarit rajonal të UDC dhe që aktualisht është lënë në arrest shtëpie, pas mega-operacionit që vuri në pranga 50 persona në Itali për aferën korruptive prej 250 milionë eurosh, ka pasur si synim marrëveshjen me spitalet në Shqipëri.

Në disa përgjime, të publikuara nga mediat italiane, “Il Gazzettino”, shkruan se në një darkë të zhvilluar në Romë, ku mes të pranishmëve ndodhje edhe eurodeputeti Lorenzo Cesa, Talarico ka shprehur dëshirën për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri.

Darka është zhvilluar më 7 korrik 2017 në restorantin Tullio, në qendër të Romës dhe të pranishëm janë biznesmeni Antonio Gallo, sekretari Franco Talarico e Tommaso Brutto, ish-këshilltar komunal i Catanzaros dhe djali i tij Saverio 9të gjithë të përfshirë).

“Uh… korrupsioni total… tregu i lirë po, por ata kanë një kontratë… kur i shkon me 100 mijë… këto janë tuajat. Është vërtet e ligjshme. Për shembull, nëse mund të futemi në spitale… sepse ne gjithashtu furnizojmë kominoshe, doreza dhe maska, gjithçka që lidhet me spitalet,”, thotë Talarico.

Eurodeputeti Lorenzo Cesa ka dhënë dorëheqjen pas daljes së këtyre përgjimeve dhe ka deklaruar se nuk ka lidhje me to. Një ditë më parë, u finalizua operacioni që vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri. Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/01/2021 12:49

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE DHE KRIMINALE "RILINDJA"!!! As mos shpresoni qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje gje!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet shkrijeni kete SPAK komplet, te mos kete asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

Shto koment

Denonco