SPAK merr në pyetje Olta Xhaçkën, dyshime për dy tendera

SPAK merr në pyetje Olta Xhaçkën, dyshime për dy tendera

11:50, 23/01/2021
A+ Aa A-

SPAK po heton në lidhje me dy tendera të Ministrisë së Mbrojtjes, atë për blerjen e maskave për ushtrinë dhe tenderin për ushqimet, ku po verifikohet roli i ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

“News 24” raporton se gjatë hetimeve për tenderin e ushqimeve është zbuluar edhe tenderi për blerjen e 300 mijë maskave për ushtrinë.

SPAK ka dyshime për abuzim pasi ka zbuluar se tenderi në fjalë është rinegociuar nën argumentin e Xhaçkës se Ministrisë së Mbrojtjes i erdhën asokohe maska dhuratë dhe se nuk donte që të mbeteshin stok.

Për këtë arsye mësohet se është marrë në pyetje ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. SPAK po verifikon rolin e Olta Xhaçkës në këto tendera.

Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë.

Ndërsa tenderi i dytë është ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë, që është denoncuar nga Partia Demokratike. Sjellim në vëmendje që pas ndryshimeve në qeveri, Olta Xhaçka nuk mban më postin e Ministres së Mbrojtjes, por atë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Aqif23/01/2021 15:20

Pse nuk e pyesni për tenderin e regullimit te helikoptereve, se 1 helikopter akoma po flene itali.

Drejtoresha e kabinetit te Xhackes23/01/2021 13:00

Keto qe keni nxjerr ne kete shkrim nuk jan asgje me vjedhjet qe ka bere Olta Xhacka ne Ministrine e Mbrojtjes. Megavjedhja me GPS e makinave eshte monstruoze. Nje GPS qe kushton 5 deri 10 Euro ne faturen e Xhackes eshte 800 Euro. Ju lutem inicioni nje hetim.

Shqiptari23/01/2021 12:22

Keta te bandes kriminale narko-sorosiane jane te gjithe hajdute, te pacipe, te pamoralshem, te pashpirt dhe te paturpshem, si meshkujt edhe femrat!!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

Shto koment

Denonco