FOTO/ Edhe 100 Mjeshtër Dhimitër Anagnosti!

FOTO/ Edhe 100 Mjeshtër Dhimitër Anagnosti!

11:51, 23/01/2021
A+ Aa A-

Nga Ilir Meta.

Në panteonin e nderit të kulturës kombëtare dhe artit të kinemasë shqiptare, Artisti i Popullit, Dhimitër Anagnosti e ka merituar vendin e Tij mes shumë korifejve.

Kineast e regjisor i mirënjohur, skenarist dhe krijues mendimtar, vepra e ndritur, që na ka lënë trashëgim mbetet frymëzim për gjeneratat e ardhshme, metaforë emblematike e historisë së artit kinematografik, por dhe referencë e model frymëzues i një brezi krijuesish idealistë e patriotë, që e ngritën kulturën kombëtare në nivele të paarritura më parë.

Filmat e Anagnostit edhe pse të krijuara në një kontekst historik të caktuar, jo vetëm nuk janë peng i kohës, por falë vizionit e talentit të Tij dhe gjuhës së pasur filmike, përcjellin mesazhe universale nga një kohë në tjetrën, duke mbetur përherë aktualë.

Në vlerësim dhe me mirënjohje për veprën e jashtëzakonshme për kinematografinë shqiptare, si dhe për të gjithë kontributin e shquar për artin tonë kombëtar, pata privilegjin të nderoja, në 85-vjetorin e tij të lindjes, Dhimitër Anagnostin, me Dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, të shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë, të atij personaliteti që përcaktoi shekuj më parë identitetin, vokacionin dhe rrugëtimin europian të kombit tonë.

Ky nderim shkon sot edhe për të gjithë ata artistë e mjeshtra të mëdhej, që themeluan dhe ngritën filmin shqiptar.

Edhe 100 Mjeshtër!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 23/01/2021 21:05

    Nuk vijne me regjizor dhe aktore te till.Roza Anagnosti (Xhuxha) ka qene superyll .Jemi rritur me filmat e tyre.Sot nuk ka te tille profesioniste te tille yje.Kur ben filma dhe Ermal mamariqi mos ngelte njeri pa bere

    Shto koment

    Denonco