20 përqind për mafian/ Gazetari: 600 milionë euro ryshfet në Tiranë

20 përqind për mafian/ Gazetari: 600 milionë euro ryshfet në Tiranë

11:25, 23/01/2021
A+ Aa A-

Skandali i përgjimeve të Ndraghetas vazhdon të dominojë diskutimet e opinionit publik, edhe pse lajmi është censuruar nga shumica dërrmuese e medieve në vend.

Përkundrejt ryshfetit prej 20 përqind për leje ndërtimi, mafia e frikshme pret të ndërtojë pallate shumëkatëshe në Tiranë.

Sipas gazetarit Vehap Kola, kjo do të thotë të paktën 600 milionë euro ryshfet.

“Në vitet 2017-2019, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për 3 milion m² pallate dhe kulla.

Për secilën nga këto 3 milion m², 20% e vlerës së tregut shkojnë ryshfet ata që japin lejen.

Me një mesatare dorështrënguar, vlera e këtyre ndërtimeve u avitet 3 miliard eurove.

20% e 3 miliard eurove janë 600 milion euro.

600 milion euro është vetëm ryshfeti i ndërtimit të pallateve, kullave që kanë marrë leje gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 në territorin e Tiranës.

Sipas raportit të Global Initiative, në Tiranë janë pastruar mbi 500 milion euro para të pista.

Pesë me hiç! Asgjë nuk qenkan 500 milion eurot që zbuloi Global Initiative përpara 3 miliard eurove që zbuloi Prokuroria Italiane.

Pa i hyrë fare muhabetit të përfshirjes se mafias, vetëm 600 milion euro korrupsion janë mjaft për të nisur një Nurenberg.

Shqipëria është një vend i rrezikuar kaq shumë sa çdo përgatitje për të ikur prej saj është e përligjur.

Qeverisja nga paraja e organizuar është po aq e rrezikshme sa qeverisja nga krimi i organizuar.

Vendi ynë qeveriset nga paraja e organizuar dhe krimi i organizuar, të organizuar bashkë për ta bërë shtetin një shtojcë të biznesit të tyre të fëlliqur,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 23/01/2021 21:09

Si ka mundesi qe nuk ngrihet askush ne protesta?Si ka mundesi qe te gjithe plerat bejne palle ketu tek ne?Si ka mundesi qe ky mendere shqyer te bej gjithe keto gjera dhe mos ti hyje gje ne kembe

Shto koment

Denonco