Alarmi/ Si i fitoi 80 tendera kompania e përgjimeve të Ndragheta-s

Alarmi/ Si i fitoi 80 tendera kompania e përgjimeve të Ndragheta-s

11:11, 23/01/2021
A+ Aa A-

Sipas të dhënave, kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi! Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80.

Image

Image

ITALI – Garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallos për të kryer korruptimin e qeverisë shqiptare dyshohet se është presidenti i grupit ‘Sol’ në Shqipëri, Besnik Halili!

Kompania e cila njihet në vendin tonë dhe me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare shpk”, është tashmë në ‘lupën’ e autoriteteve pasi dyshohet se merrej edhe me pastrimin e parave.

Sipas të dhënave nga ‘Open Data’ kompania e përgjimeve të Ndragheta-s ka përfituar 80 tendera publikë në Shqipëri. Të gjitha në shëndetësi!

Siç lexohet në dokument, numri i tenderave të fituar është 80. Tenderat e fituara janë të gjitha në fushën e shëndetësisë. 

Dosja.al sjell dhe dokumentin ku shihet skema e numrit total te tenderave sipas autoriteteve tenderuese.

Image

‘Flamurin e kuq’ për këtë rast e ka ngritur ‘Open Data’ e cila është një platformë e hapur që shërben për katalogimin e të dhënave nga institucionet qeveritare.

Në një dokument të bërë publik shihej qartë se kompania ‘GTS.SHPK’ ka përfituar tender në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’. Në të gjithë tenderat e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe strukturat vartëse, përfshirë Qendrën Spitalore Universitare Tiranë, për oksigjenin spitalor, fitues shpallet “GTS”.

U desh që autoritetet italiane të kryenin megaoperacionin në mënyrë që të zbulohej se në Shqipëri është një kompani që kryen pastrim parash dhe mbi të gjitha kryen lidhjen mes qeverisë shqiptare dhe figurave të grupeve mafioze!

Besnik Halili së bashku me figura të tjera të njohura në shtetin italian kanë dalë në dritë pas përgjimeve që u nisën nga finalizimit i megaoperacionit italian. Falë aksionit policor u vuri në pranga 50 persona, biznesmenë, e anëtarë të klanit Ndrangheta që kishin lidhje me qeveritarë e biznesmenë në Shqipëri.

Të gjithë akuzohen se janë pjesë e një afere korruptive prej 250 milionë eurosh./Dosja.al

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/01/2021 18:40

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE HAJDUTE DHE KRIMINALE "RILINDJA! POR, as mos shpresoni fare qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje qime gje nga ky qull kaq i piset!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet jo vetem qe duhet ta shkrini kete SPAK komplet, por te paditen penalisht per mosveprim dhe shperdorim detyre, dhe te mos kete me ne SPAK asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK! CFARE MUND TE NA THOJE ISH-PROKURORI I ANTI-MAFIAS ITALIANE, Z. SORECA, KUR NE TIRANE, PERPARA HUNDES SE TIJ, NA MBERRIU, NA PUSHTOI DHE NA UZURPOI NDRAGHETA??!!! RROFSH E QOFSH O MIUSH SORECA!!! KU JE FUTUR O SORECA? APO JE FUTUR NE NDONJE DHOME HOTELI TE FSHEHTE ME PUTANAT QE TE KA QERASUR LALI PLEHU!! ME CFARE TA KANE MBYLLUR GOJEN, ME MILIONA APO ME MUT!

Shqiptari23/01/2021 12:50

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE HAJDUTE DHE KRIMINALE "RILINDJA"!!! As mos shpresoni qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje gje!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet shkrijeni kete SPAK komplet, te mos kete asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

Shqiptari23/01/2021 12:42

Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

Shto koment

Denonco