Skandali me Manastirliun/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un

Skandali me Manastirliun/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un

10:56, 23/01/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë u bë e ditur një tjetër skandal.

SPAK liroi nga dyshimet ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, edhe pse tha se ishte provuar se kitet dhe respiratorët ishin blerë tre herë më shtrenjtë se çmimi i tregut.

Gazetari Klodian Tomorri e quan një skandal, duke kërkuar që të hetohet vetë SPAK.

“Vini nën hetim SPAK-un.

Justifikimi i djeshëm i SPAK për tenderat emergjentë të Covid-it ishte i turpshëm. Prokuroria pranon që kitet u blenë me çmim 3 herë më të shtrenjtë se tregu, por sipas saj ministria e Shëndetësisë nuk ka faj.

As anëtarët e Komisionit nuk kane faj- thotë prokuroria- përveçse duhet të jenë më vigjilentë herën tjetër dhe të verifikojnë çmimet e tregut ndërkombëtar. Çmenduri.

Ajo që ka ndodhur është e qartë. Respiratorët nga 2 mijë euro që kushtonin në treg, u blenë me 6400 euro. Kitet nga 2 dollarë, u blenë me 6 dhe 9 dollarë. Qytetareve shqiptare iu grabitën miliona euro, ndërsa SPAK thotë se nuk ka vepër penale, thjesht komisioni gaboi pak se nuk verifikoi çmimet në tregun ndërkombëtar.

Vini nën hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokurorët t’i kthejnë ata lekët e qytetarëve që avulluan me tenderat e Covidit. Kaq e thjeshtë është.

Ku ka garë në botë që prokurohet me vlere tre herë më të lartë se tregu dhe nuk mban njeri përgjegjësi. Nuk është 10 për qind më shumë, as 20 për qind. Madje as 100 për qind. Është trefish. Janë miliona euro që u janë marre qytetarëve padrejtësisht duke shfrytëzuar krizën. Ndërsa disa njerëz vdisnin nga virusi, disa të tjerë fitonin miliona duke bërë biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, ajo kompania që del te përgjimet e Ndraghetës, ka marrë miliona e miliona euro tendera publike, pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë. Madje me 2017-ën, kur kanë ndodhur ato përgjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin më të madh të buxhetit të shëndetësisë. Të parën. Por edhe këtu ka qenë çështje vigjilence, si gjithmonë,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari23/01/2021 12:51

POSHTE NARKO-BANDA MAFIOZE HAJDUTE DHE KRIMINALE "RILINDJA"!!! As mos shpresoni qe ky SPAK, qe eshte sot, te nxjerre ndonje gje!!! Ata jane kembe e koke vegla te Rames! Mos u lodhni kot ju te opozites sot! Neser kur te vini ne pushtet shkrijeni kete SPAK komplet, te mos kete asnje shqiptar, sepse jane si virusa, infektojne gjithcka dhe zevendesojini vetem me prokurore dhe hetues te huaj!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

Profesori 23/01/2021 12:49

Titulli eshte shume i qarte dhe thirrje per t'u ngritur si popull ne protesta te fuqishme , te panderprera , por jo para godines se kryeministrise . Protestat duhen bere para ambasades amerikane , para zyrave te perfaqesuesit te BE-se dhe disa ambasadave . Jane keta kumbaret e mafies qeveritare ; jane keta kumbaret e SPAK dhe te BKH - se ; eshte Sorosi dhe sorosianet qe nga i mallkuari pijanec dhe mafioz Jaen Klod Junker, qe nga kurva komuniste italiane Mogherini , qe nga kurvicka zagrebe Vllahutini , qe nga kinezi komunist Lu , qe nga Kmut Flekenshtain.. Jane keta autoret dhe strateget e ngritjes se mafies me te fuqishme dhe me te rrezikshme plotesisht shteterore ne historine e zeze te organizatave kriminale boterore. Vetem me lejet e ndertimit na qenkerkan pastruar 3 miliard euro , po vjedhjet buxhetore qe cdo vit kapin 1- 1,3 miliard euro (sipas raportit zyrtar te KLSH - se) , po trafiku u drogerave me suport qeveritar ( vetem oficere te larte policie jane ne kerkim nje duzine , per perfshirje ne trafik droge ) etj. etj . Te shohim si do te reagoje Soreka dhe Kim , apo keto ngjarje i takojne periudhes para tyre ?! Nje gje ta ngulitin mire ne koke shqiptaret dhe keta te huaj : cfare ka le prej maces , minj do te gjuaj gjithmone dhe keta bandite qe kane pushruar cdo skute te qeverisjes jane pjella te nomenklatures se larte kriminale komuniste , s' ka si te sillen ndryshe , do vazhdojne rrugetimin e se keqes te nisur nga baballaret xhelate .

t23/01/2021 11:11

Ku je o opozite leshi,ku je o lul merhumi,pse nuk ngrini zerin ne kupe te qiellit, vetem ky analisti i sakte do te veje ne dukje korrupsionim e kesaj ministre dhe te prokuroreve te spakut.apo sjua mban midea te ngrini padi per prokurorin

Skrapari23/01/2021 11:07

Cfare spaku more. Ata jane te gjithe kelyshe komunistash qe u duhet qire mamaja. Po te jem une kryeminister i ardhshem i Shqiperise u qi robt ku ti kene.

Shto koment

Denonco