Vasili: 'Ndragheta' këmbëkryq në Tiranë, SPAK ka mbyllur gojën!

Vasili: 'Ndragheta' këmbëkryq në Tiranë, SPAK ka mbyllur gojën!

10:36, 23/01/2021
A+ Aa A-

LSI i ka bërë thirrje sot SPAK-ut të veprojë me shpejtësi pasi koha nuk pret, pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.  

Vasili tha në një deklaratë për shtyp se "Ndragheta italiane janë ulur këmbëkryq në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës".

"Të gjithë shqiptarët janë tronditur rëndë mbrëmë, - tha Vasili, - pasi janë njohur me përgjimet dhe veprimet e anti-mafies italiane, e cila veç të tjerave, ka nxjerrë në shesh se mafia dhe Ndragheta italiane janë ulur këmbëkryq në Tiranë dhe Shqipëri, për shkak të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Ndragheta provohet qartësisht që i ka fijet shumë pranë dhe e lidhur njësh me Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Leje ndërtimi pa fund, biznesi i plehrave, dhjetëra e dhjetëra tenderë, licenca me qindra, çojnë vetëm në një drejtim:

Në lidhjet Bashki-Qeveri të bëra tashmë njësh me Ndragheta-n italiane. S’ka më asnjë dyshim se punë-mëdhenjtë e palodhur, ashtu siç e vetëquajnë veten, që nuk i zë gjumi, vërtet nuk i zë gjumi, por nuk i zë gjumi për interesat e mafies dhe janë gati në çdo orë për t’iu përgjigjur asaj për interesat dhe urdhrat që ajo u jep.

Është fare e qartë për këdo që Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, duke asgjësuar biznesin e ndershëm, konkurrencën, duke i marrë praktikisht frymën këtij qyteti dhe duke pjellë vetëm mjerim dhe varfëri.

Është fare e qartë se me moton: ‘Ç ‘kërkon mafia, bën Rilindja’ dhe ‘ç ‘hall ka populli, i kthejmë kurrizin’, kështu po shitet toka në qendër të Tiranës, për kulla të errëta të dyshimta e të rrënjosura në rrënjët e Ndragheta-s italiane, gjithashtu dhjetëra e dhjetëra tenderë monopol, të shpërndara nga qeveria e Edi Ramës edhe në ditët më të vështira të pandemisë, dhe të gjitha këto tmerre që tashmë janë bërë publike, kanë emër, mbiemër dhe njihen publikisht dhe botërisht nga të gjithë."

Sipas Vasilit, "Anti-mafia italiane e ka kryer punën e saj në raport me qytetarët e saj dhe në respekt të plotë të ligjit, me shumë guxim dhe kurajë, duke zbërthyer lidhjet e mafiozëve dhe nuk ka kursyer për këtë arsye as euro deputetë, biznesmenë, avokatë e të tjerë persona të lidhur në qefullin famëkeq të mafies.

Të gjithë në Shqipëri menduan, edhe unë mendova edhe përpara se të dilja në këtë konferencë shtypi, e kam ndjekur ashtu sikurse të gjithë përfaqësuesit e forcës politike që përfaqësoj, ngjarjet orë pas ore dhe prisnim që mbrëmë SPAK të fillonte hetimet kryesisht, të bënte ndalimet e para me qëllim parandalues, të bënte kërkesat intensive zyrtare pranë qeverisë, pranë organeve të hetimit italian për informacione të mëtejshme, por s’ka ndodhur absolutisht asgjë.

SPAK duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë që është sot përpara një prove vendimtare, po e theksoj një prove vendimtare për të, për ekzistencën, për emrin, për reputacionin dhe për qenien e tij si institucion. Sot Shqipëria është provuar që ndodhet në duart dhe kthetrat e Ndragheta-s italiane dhe kjo është realizuar falë pushtetit të Rilindjes, të bërë njësh me të.

Është fare e qartë që SPAK është përballë ligjit dhe respektimit të tij, e përballë popullit dhe interesave të tij. SPAK-ut nuk i duhet të lodhet, provat nuk ka nevojë ti kërkojë larg, i ka vetëm disa qindra metra larg zyrës së saj. Janë kushedi sa gropa ndërtimi, kushedi se sa biznese të filluara, të cilët dhënësit hua të emrave të tyre janë disa njerëz pa asgjë, por janë thjesht dhe vetëm lavatriçe të mëdha të pastrimit të parave. Prandaj SPAK edhe duke ecur në këmbë mund të shkoni ti gjeni provat, nuk ka nevojë ti hipni as makinës, sepse provat atje ulërijnë. Pra, lavatriçet që lajnë para në mes të Tiranës ulërijnë. Është fare e qartë se në rast se SPAK zgjedh sërish të mos veprojë dhe të mos ndërmarrë ato hetime shumë të fuqishme dhe tu japë ato goditje të jashtëzakonshme e të rëndë mafies njëherë e përgjithmonë në Shqipëri, është fare e qartë që ky SPAK është vendosur kundër popullit dhe kundër ligjit.

Ne e dimë që ngritja e këtij SPAK është shoqëruar me një bujë të jashtëzakonshme, me lëvdata pa fund dhe me pritshmëri të mëdha, të gjitha këto nuk vlejnë asgjë në raport me provën e së vërtetës. Prova është aty, anti-mafia italiane ka kryer detyrën e saj, ka kryer edhe punën që duhet të bënte Policia shqiptare, Prokuroria shqiptare etj., pasi duart, gjymtyrën e mafiozëve të Ndragheta-s në Shqipëri janë aty në krye të zyrave të Bashkisë dhe të qeverisë.

Sigurisht që fakte të tjera tronditëse nuk do mungojnë sikurse edhe ato që janë vënë në dukje më parë për lidhje sërish të Ndragheta-s për çështjen e biznesit të plehrave në Tiranë.

Pra, faktet nuk kanë munguar dhe janë të mëdha, por sot është dita kur nuk do të tolerohet më. Është fare e qartë që populli është me sy e veshë dhe monitoron në çdo minutë se ç ‘bëjnë ata që janë ngarkuar të jenë rojtarë të ligjit.

Shqiptarët nuk duan dhe referojnë e nuk do të pranojnë me forcë që të qeverisen nga Ndragheta mu në zemër të shtëpisë së tyre, mu në Tiranë e në të gjithë Shqipërinë.

Koha nuk pret. SPAK është në provë, drejtësia është në provë, por edhe të gjithë qytetarët janë në këmbë për ta mbrojtur deri në fund veten dhe ekzistencën e tyre.," përfundoi nënkryetari i LSI-së.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Taipi23/01/2021 14:04

O TITO SEC THUEJ EDHE PER ILIR METEN DO NA THUASH NDONJE GJE SI I BRENDSHEM QE JE

Shqiptari23/01/2021 12:23

Keta te bandes kriminale narko-sorosiane jane te gjithe hajdute, te pacipe, te pamoralshem, te pashpirt dhe te paturpshem, si meshkujt edhe femrat!!! Ata te SPAK duhen shkarkuar qe te gjithe dhe duhen arrestuar per shperdorim detyre, bashkepunim ne krim, fshehje dhe mbrojtje te krimit dhe krimineleve!!! Ky SPAK qe eshte sot nuk ia vlen, ata jane pjese dhe bashkepunetore te krimineleve ne pushtet, me pushtet dhe pa pushtet!!! Ky SPAK e tregoi me vepra dhe me fakte konkrete qe eshte thjesht nje SNUK!

t23/01/2021 11:14

Mos e sulmoni spakun e degjeneruar,se e ka perzemer ajo koreano veriorja qe e ka vene soros te perfaqesoje shba ne albanistan

Shto koment

Denonco