Basha, nderim për projektin e Rugovës: Kosovë e pavarur, në miqësi me SHBA dhe anëtare e BE

Basha, nderim për projektin e Rugovës: Kosovë e pavarur, në miqësi me SHBA dhe anëtare e BE

09:07, 23/01/2021
A+ Aa A-

Në vazhdën e përkujtimit të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës,  që më 21 janar shënoi 15-vjetorin e ndarjes nga jeta, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nxjerrë sot në pah se ai është shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europë me projekt të qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur.

“Ibrahim Rugova, - shkroi Basha në Fb, - shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne.

Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushjeje, asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë.”

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco