Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Skandali/ SPAK 'shpëton' Manastirliun: Kitet dhe respiratoret u blenë 3 herë më shtrenjtë, por fajin e ka komisioni

Skandali/ SPAK 'shpëton' Manastirliun: Kitet dhe respiratoret u blenë 3 herë më shtrenjtë, por fajin e ka komisioni

20:02, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një ministre e kabinetit Rama prej muajsh ka qenë nën lupën e prokurorisë së Posaçme SPAK.

Sipas Top Channel, Ogerta Manastirliu është verifikuar për një kohë të gjatë nga prokurorët antikorrupsion, por në përfundim SPAK nuk e gjeti në shkelje sa i takon ngritjes së dy komisioneve të cilat u angazhuan për blerjen e kiteve për testet Covid dhe për blerjen e respiratorëve.

Për të dyja këto tenderime, komisionet dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën pasi këto njësi janë blerë përtej vlerës reale të tregut ndërkombëtar.

Por sipas burimeve pranë SPAK, hetimi i deritanishëm ka provuar se kitet e testeve për Covidin dhe respiratorët janë blerë me çmime tri herë më të lartë se sa tregu real. Një test sipas SPAK është blerë nga 6 deri në 9 dollarë ku duhet të shtohen edhe kostot e transportit, pagesave doganore dhe shpenzimeve të tjera.

Nga një sërë veprimesh hetimore burimet e SPAK tregojnë për TCH se shkresat doganore vërtetojnë se si kompania e cila u përzgjodh fituese importoi përmes një kompanie tjetër nga Koreja e Jugut ngarkesën me 20 paketa me 50 kite secili.

Komisioni i ngritur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga Covid dyshohet se nuk ka verifikuar çmimet e kiteve në çmimet e botuara, por i është referuar vetëm ofertave të paraqitura nga operatorët ekonomike.

Edhe për 54 respiratorët, me një çmim 6400 euro secili, vlera e tyre rezulton tre herë më e lartë se tregu ndërkombëtar. Në këtë mënyrë pohojnë burimet e prokurorisë krijohen dyshime se anëtaret e dy komisioneve kanë shpërdoruar detyrën.

Por sa kohë Manastirliu nuk është personi që autorizoi fillimin e procedurës, dhe as nënshkroi kontratat e lidhura, SPAK nuk ka kompetencë të hetojë më tej .

Sa më sipër krijohen dyshime se sipas Prokurorisë së Posaçme për anëtarët e komisioneve që pritet t’i kalojnë për kompetencë prokurorisë së kryeqytetit për dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Juristi22/01/2021 20:40

Gjeja më e neveritshme që kam degjuar nga prokuroria qe nga viti 1990 qe fajin e kan komisionet jo titullari i cili mer leket e ben presion komisionit. Jam jurist dhe i di mirë dhe e kam hequr vet ne kuriz madje ne organet kompetente

Juristi22/01/2021 20:40

Gjeja më e neveritshme që kam degjuar nga prokuroria qe nga viti 1990 qe fajin e kan komisionet jo titullari i cili mer leket e ben presion komisionit. Jam jurist dhe i di mirë dhe e kam hequr vet ne kuriz madje ne organet kompetente

Shto koment

Denonco