Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

VIDEO/ ‘Bashkia e Tiranës në shërbim të Mafies kundër qytetarëve’

VIDEO/ ‘Bashkia e Tiranës në shërbim të Mafies kundër qytetarëve’

19:03, 22/01/2021
A+ Aa A-

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

Antimafia e Katanzaros në Itali ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ,duke postuar edhe njëherë kronikën e Ora News, shkruan se mafia ka pushtuar Tiranën dhe se pushteti i Rilindjes është në shërbim të mafies.

‘Mafia pushton Tiranën.

Pushteti i rilindjes në shërbim të Mafies.

Toka e Tiranes ndahet nga pushtetaret rilindas me Mafian.

Bashkia e Tiranës në shërbim të Mafies kundër qytetarëve të Tiranës.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 22/01/2021 19:41

Ky nuk Duhet te jete me ne politike.Fakte me reale nuk ka.Spaku te tregoj fytyren e vertete te drejtesise

Shto koment

Denonco