Meta: Rama takson më shumë biznesin e ndershëm, të luftojmë klientelizmin politik

Meta: Rama takson më shumë biznesin e ndershëm, të luftojmë klientelizmin politik

16:52, 22/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta duke postuar një tabelë që tregon se si qeveria takson më shumë biznesin e ndershëm dhe fal bizneset klienteliste, shkruan ndër të tjera se prandaj Shqipëroa ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulëta, krahasuar me vendet e rajonit.

‘Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.

Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.

Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!

Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.

Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!’

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco