Rrëzohet kërkesa e LSI, KQZ nuk ndëshkon deputetin socialist që shkeli ligjin

Rrëzohet kërkesa e LSI, KQZ nuk ndëshkon deputetin socialist që shkeli ligjin

15:26, 22/01/2021
A+ Aa A-

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka rrëzuar kërkesën e LSI-së për të ndëshkuar deputetin Bujar Ccela, i cili është kapur në shkelje të rregullave, duke shpërndarë leje legalizimi.

KQZ ka vendosur që ti kërkojë Kadastrës që të mos ftojë deputetët deri në datën e zgjedhjeve që të marrin pjesë në shpërndarjen e lejeve.

Deklarata e plotë e KQZ-së:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi Kërkesën Ankimore nr. 01 me objekt ‘Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021’ me ankues, z. Arben Qalliu dhe Kërkesën Ankimore nr. 02 me objekt ‘Ndryshimi i Vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.7 datë 14.01.2021’ me ankues, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.

Në përfundim të shqyrtimit Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi ndryshimin e vendimit nr. 7, datë 14.01.2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranimin e ankimit të Arben Qalliu lidhur me vendosjen e sanksionit administrativ, si edhe rrëzimin e ankimimit Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vendosjen e sanksionit administrative ndaj deputetit Bujar Çela.

Gjithashtu, KAS vendosi që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të informojë Agjensinë Shtetërore të Kadastrës dhe t’i kërkojë që, në respektim të standardit të zgjedhjeve dhe neutralitetit të administratës publike, deputetët, deri në datën e zgjedhjeve të mos ftohen në veprimtaritë rutinë të administratës qendrore dhe vendore të tij, të cilat zhvillohen nëpërmjet kontaktit, komunikimit dhe bashkëpunimit me zgjedhësit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco