'Krimi në Kuvend'/ Kim paralajmëron dhe citon Sekretarin e ri të Shtetit

'Krimi në Kuvend'/ Kim paralajmëron dhe citon Sekretarin e ri të Shtetit

12:11, 22/01/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, kohët e fundit e ka kthyer në një kauzë të fortë moskandidimin e e personave pjesë apo të lidhur me krimin në parlament, siç ndodhi në mënyrë masive nga PS dhe Edi Rama veçanërisht në 2 eleksionet e fundit 2013 dhe 2017.

Ajo ka bërë takime të shumta periudhën e fundit në prag të përgatitjes së listave, për rrezikun e futjes së krimit të organizuar në parlament, me KQZ-në dhe krerët e partive politike.

Këtë të premte, ambasadorja ka ri-publikuar deklaratën e 22 korrikut 2020, kur i bënte thirrje partive politike që të kontrollojnë kandidatët e tyre, por duke shtuar edhe një paralajmërim të ri nëpërmjet citimit të Sekretarit të ri të Shtetit në SHBA. 

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin. Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”, shkruan ambasadorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 22/01/2021 19:02

Kumandar Edvin Opinga hidhi për të ngrënë kësaj Kimetes. Oriz te kuq të zjerrë. Bëja llapá. I mbaroi peshqit e medhenj kjo. I kanë ngelur vetëm fluturat dhe lepujt. Pastaj e di vetë ti. Listën ta përpilojë Shullazi në excel, të bëjë check analysis Lul Berisha me Gjushin, dhe ta konfirmoje Dritan Dajti online. Se e firmos edhe Habilaj sështe keq. Për ta printuar ska problem. E bën Xhafa I Babales tek Mond Bego SA. Hajt pra u bë edhe kjo punë. Orizin të kuq vlla të kuq mos harro!

Qytetari dt 22 janar 2021 22/01/2021 13:04

Ambasadorja ka të drejte per listat e deputetëve te ikriminuar. Por mandati i saj ne Shqiperi me largimin e Pres. TRAMP duhet te jete drejt fundit...

Lushingabarbullushi 22/01/2021 12:58

Te behet me ligj ne parlament: kush eshte i ndaluar per tu futur ne SHBA te mos ket mundesi te kandidoje per deputet dhe mose te beje kualicion me persona qe kan te ndaluar hyrjen ne Amerike.

Shto koment

Denonco