Kush dhe pse i 'fshehu' 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë?!

Kush dhe pse i 'fshehu' 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë?!

11:17, 22/01/2021
A+ Aa A-

Përpara pak kohësh vetë kryetari i opozitës, Lulzim Basha, denoncoi në media me dokumente dhe fakte, se ministria e Shëndetësisë po fshihte numrin real të të vdekurve nga COVID-19.

Prokuroria dhe SPAK refuzuan që të hapnin një hetim për këtë skandal, ndërkohë që propaganda e Rilindjes ngriti një furtunë të vërtetë përgënjeshtrimi.

Por duket se ky është nja nga ato rastet, që vërteton shprehjen: E vërteta vonon, por nuk harron!

Së fundmi kryeredaktorja e revistës prestigjioze ekonomike, Monitor, Ornela Liperi, nëpërmjet një investigimi zbulon fakte tronditëse me lojën e shifrave zyrtare për numrin total të vdekjeve në Shqipëri gjatë vitit 2020, i cili është etiketuar edhe si viti i pandemisë.

Kështu zbulohet se në vitin 2020, i cili përkon me shpërthimin e virusit COVID-19, në Shqipëri kanë humbur jetën rreth 28 mijë persona, sipas të dhënave zyrtare që “Monitor” ka siguruar pas një kërkese për informacion drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT u themelua dhe nisi të raportojë të dhënat.

Historikisht në vend janë shënuar midis 20-22 mijë vdekje në vit, ndërsa kapërcimi në 2020-n është shumë i forte me 6 mijë jetë të humbura më shumë.

Është fakt se kjo tendencë rritje për vitin 2020 evidentohet në gjithë botën, por problem është se kjo nuk rezulton zyrtarisht në Shqipëri, ku shtesa e vdekjeve faktikisht është mbi pesë herë më e lartë se raportimet zyrtare të fataliteteve në spitalet Covid.

Ndaj autorja e shkrimit ngre pyetjen: Si shpjegohet kjo rritje e fortë e vdekjeve shtesë në 2020-n?

Faktori i vetëm i ri, që mund të shpjegojë shtimin e ndjeshëm të vdekjeve, është pandemia, ashtu si në të gjithë Europën. Në raportimet zyrtare jepen vetëm vdekjet në spitale, që ishin të konfirmuar me tampon, ndërkohë që ka të tjerë, që edhe pse mund të kenë humbur jetën nga Covid-19, nuk janë të raportuar të tillë, pasi nuk kishin konfirmin me tampon.

Këtyre duhet t'u shtojmë edhe manipulimet që janë bërë nga ana e ministrisë së Shëndetësisë me shifrat. Opozita nxori kartela të morgut ku shkak i vdekjes ishte Covid-19, por shumë nga këto raste nuk pasqyrohen në deklaratën zyrtare të përditshme që jepet live në TV rreth orës 16.00.

Tendencën e rritjes së vdekjeve si arsye e epidemisë së koronavirusit e konfirmoi me herët gjatë nëntorit dhe Alban Ylli, eksperti i Institutit të Shëndetit Publik.

 “Arsyeja kryesore e rritjes së vdekjeve është Covid. Tipike si në gjithë vendet e tjera”, ka pohuar ai për “Monitor”.

Por pyetja pas këtij investigimi është: Kush dhe përse i “fshehu” 6 mijë të vdekur gjatë pandemisë në vitin 2020?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco