Emigracioni/ Meta: Një shqiptar sot, më i pashpresë se një sirian!

Emigracioni/ Meta: Një shqiptar sot, më i pashpresë se një sirian!

10:23, 22/01/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka rrëzuar sot të gjitha deklaratat propagandistike të qeverisë dhe sukseset e Kryeministrit Edi Rama duke nxjerrë në pah rritjen e madhe të kërkesave për azil ekonomik nga shqiptarët në vendet e BE dhe duke thënë se një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan.

Në këtë këndvështrim, Meta i ka bërë thirrje qytetarëve se është koha për menduar dhe vepruar, thirrje që vjen pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit.

Meta shkroi në FB: "Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, irakian dhe afgan.

Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët," ka theksuar Meta në përfundim.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genti22/01/2021 12:38

Meta eshte mesuar me torte, prandaj po lufton fort se e sheh qe po ngelet pa gje. Kushtetuta, nje loje e paskrupullt nga ana e tij. Zgjohu popull, te pakten nje here te vetme dhe hidhi ne kosh politikanet e perjetshem gjakpires.

Vendi yne 22/01/2021 12:31

Ti i dhe pushtetin Rames.Rama eshte superplere por ti je presidenti i ketij superplere.Ti je Landfill i ketyre plerave.Sa gjynahe ke ti ndaj popullit tone dhe Shqiperise.Mos harro 21Janari u be per ty.Gabimi fatal qe beri qeveria Berisha ishte qe te mbrojti ty.Dhe ti si hale qe je ja shperbleve duke bere koalicion me Ramen.Po te te kishte denuar ty Berisha PD do ishte ne pushtet per te pakten 20vite sepse do fitonte besimin absolut.Por kur PD udhehiqet nga Idiote kjo ndodh.Ata pese gishta qe ngrite pas gjyqit futja vetes dhe mones bibilush.Mallkuar qofsh

Emri 22/01/2021 11:32

Zoti META , JU e bete Kryetar bashkie te Tiranes , edhe Kryeminister po JU e bete !

Shto koment

Denonco