Zhupa: Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese! Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur…

Zhupa: Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese! Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur…

22:52, 21/01/2021
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, i është referuar zondazheve të fundit mbi zgjehdjet e 25 prilit, ku sipas saj, të gjitha nxjerrin opozitën fituese.

‘Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita nuk ka nisur ende fushatën me kapacitet maksimal në çdo cep të vendit, çdo sondazh i publikuar këtë javë nxjerr opozitën fituese’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën fituese.

Edhe pse pushteti ka 6 muaj që ka ndezur motorrët e fushatës dhe opozita nuk ka nisur ende fushatën me kapacitet maksimal në çdo cep të vendit, çdo sondazh i publikuar këtë javë nxjerr opozitën fituese.

Marzhi i fitores në këtë moment luhatet ndërmjet 52 dhe 55%.

Shqiptarët në shumicë dërrmuese janë të pakënaqur dhe në ankth.

Kjo shumicë dërrmuese kërkojnë ndryshim real dhe shpresë të re.

Ndryshim dhe shpresë që e ofron vetëm Partia Demokratike dhe aleatët e saj të Opozitës së Bashkuar.

Deri më 25 prill, fitoren do ta thellojmë me më shumë shqiptarë që e dinë se nuk është e lehtë të bësh ndryshimin, por ia vlen të luftosh për ta sjellë atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 22/01/2021 09:43

Shume te pakenaqur dhe te zhgenjyer.Ndihemi jetim dhe te tradhetuar.U bene gjithe keto padrejtesira maskaralleqe dhe tradhetira kundra Shqiperise dhe Shqiptareve

Shto koment

Denonco