Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Berisha: Sondazhet, Rama ka frikë nga njerëzit, i pashpresë përballë opozitës së bashkuar

Berisha: Sondazhet, Rama ka frikë nga njerëzit, i pashpresë përballë opozitës së bashkuar

22:48, 21/01/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha, ka komentuar në ‘Çim Peka Live’ edhe sondazhet e fundit që janë publikuar në disa televizione, duke përfshirë edhe atë të ‘Flame Tree Advisors’ në Syri Tv që e nxirrte përpara me pikë PD dhe opozitën e bashkuar.

‘Uën i ndjek sondazhet, nuk i injoroj. Por e kam të vështirë që ti marr si të mirëfillta

Pse çfarë kanë sondazhet?

Sondazhet janë shumë defektuoze për partitë e vogla.

Është provuar me çdo sondazh që LSI ka dalë 2-fishin e sondazheve në zgjedhjet reale, por edhe parti të tjera të vogla.

Vetëm G99 dilte 5 përqind dhe doli 0.99 përqind.

Një faktor janë të pavendosurit.

Që të gjitha sondazhet nxjerrin opozitën e bashkuar 4 deri në maksimumi 8 pikë përpara Partisë Socialiste.

Dhe këtu duhen parë partitë aleate të Partisë Demokratike.

Ndaj e shikojë të pashpresë Edi Ramën.

Kjo duket edhe nga qëndrimet e tij ku ka humbur çdo lidhje me njerëzit.

Rama ka frikë nga njerëzit.

Një fushatë ku dëgjohet çdo ditë gërr-mërret e Arben Ahmetaj, ajo është një fushatë antipopullore.’

Berisha komentoi edhe rolin e LSI-së në këtro zgjedhje.

‘Ka një fakt. Koalicioni PD-LSI ka funksionuar plotësisht deri një muaj para zgjedhjeve dhe kjo është pozitive për listën e përbashkët. Por nga ana tjetër, duhet të pranojmë që LSI është një parti e majtë.

Dhe duhet të shikojmë se sa i gatshëm është elektorati i LSI që të votojë bashkë me partitë e djathta.

Kjo kërkon studim.

Apriori unë jam dakord për një listë, por duhet një studim i besueshëm i elektoratit të LSI.

Nuk besoj se ka një problem për partinë kryesore, por për LSI duhet të tregojnë studimet.

Sepse opozita e bashkuar si e tillë është përpara Partisë Socialiste.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco