Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

21 Janari/ Berisha: Edhe sulmi në Kapitol synonte pushtetin

21 Janari/ Berisha: Edhe sulmi në Kapitol synonte pushtetin

21:16, 21/01/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Çim Peka LIVE, komentoi 21 Janarin. Ai tha se ambasadori amerikan i asaj kohe, Aleksandër Arvizu, i kishte kërkuar anulimin e mitingut në atë kohë.

“Ambasadori i SHBA, Arvizu më ka kërkuar të anuloj mitingun dhe unë kam pranuar. Nuk e anuloi Edi Rama mitingun. Këtu ishte një zyrtar i lartë i DASH që na takoi. Rama refuzoi në mënyrë kategorike anulimin e mitingut.

Rama kishte bërë gati valixhet dhe po nisej për në SHBA. I shkoi natën vonë një punonjëse dhe i tha mund të shkosh, por nuk të takon njeri,” rrëfeu Berisha.

“Ata do hynin në kryeministri dhe menduan se do kishin një 14 Shtator, por unë nuk largohesha nga kryeministria. Ata u shprehën haptas se nuk kishin ambicie tjetër përveç pushtetit. Nëse ata merrnin kryeministrisë, merrnin pushtetin ekzekutiv. Se nuk kishin nevojë të sulmonin Bamir Topin,” tha Berisha.

I pyetur se ku ngjason 21 Janari me sulmin në Kapitol, Berisha tha se aktet në SHBA synonin po ashtu pushtetin.

“Kam ndjerë keqardhje kur kam parë ngjarjet në Kapitol Hill. Ai ishte një akt i shëmtuar që absolutisht synonte pushtetin. Kjo sepse në atë moment në Kapitol Hill po certifikoheshin elektorët në prani të zëvendëspresidentit Mike Pence. Si levë e fundit u përdor sulmi ndaj Kongresit dhe kongresmenëve. Një akt me përmasa të jashtëzakonshme. Por këto janë fakte të pamohueshme,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

aris22/01/2021 10:10

Lidhur me teorine e grushtit te shtetit: grushti i shtetit mund te behet me pjesemarrjen e policise-ushtrise ose pa pjesemarrjen e tyre, nga grupe kundershtare te pushtetit. Zoteria ne bisede, qe ngulmoi se grushti i shtetit duhet te kete pjesemarrje ushtarake, le te shikoje fjaloret enciklopedike ne gjuhe te huaja dhe do te kuptoje qe protesta e 21 janarit, 2011 ishte grusht shteti.

Shto koment

Denonco