‘Presidenca e Biden dhe shqiptarët’/ Mal Berisha në SYRI TV: U sprovua ‘bërthama e demokracisë'!

‘Presidenca e Biden dhe shqiptarët’/ Mal Berisha në SYRI TV: U sprovua ‘bërthama e demokracisë'!

18:09, 21/01/2021
A+ Aa A-

Ish ambasadori shqiptar në Britani të Madhe, Mal Berisha ishte i ftuari i në hapsirën e ‘Intervistës së Ditës’ me moderatoren e SYRI TV Armela Ferko, ku komentoi zhvillimet e fundit politike në SHBA pas marrjes së detyrës nga Joe Biden, si dhe pritshmëritë e shqiptarëve nga presidenti amerikan.

Në një lidhje me skype, diplomati Berisha ka akuzuar qeverinë Rama si diskriminuese ndaj veriorëve, ku dhe ka shpjeguar se nga vjen kjo urrejtje.

Berisha: Vendi modeli i demokracisë në botë, pas 3 nëntorit pati  një ushtrim mjaf serioz të demokracisë, pasi në një moment të caktuar, pala humbëse nuk pranoi rezultatin dhe solli atë që gjatë përiudhës tranzitore të mesme midis ditës së zgjedjjeve ose daljes së rezultateve të para të votimeve dhe deri te inagurimi i presidentit, pati shumë thenie dhe kundërthënie, shumë kundërshtime në gjykatat e shteteve të ndryshme, të cilat janë kritike në përcaktimin e fatit të Presidentit të SHBA, ku sic I kemi parë ato u kundërshtuan në Gjykatën Supreme, ku puna erdhi deri te certifikimi i votave elektorale në Kapitol Hill, pati një sulm ndaj ‘tempullit të demokracisë’ në mënyrë të paprecedentë. Kam prirje ta shoh pozitivisht atë, jo se e shoh me simpati ngjarjen pasi si një njeri i ndërgjegjshëm kam kritikën më të madhe për atë që ndodhi, pamja pozitive është se një shtet I fuqishëm, me një demokraci kaq të konsiliduar, me institucione të konsiliduara, arriti ta tejkalojë ngjarjen që mund të rrezikonte seriozisht bërthamën e demokracisë, zgjedhjet e lira, pati një sulm ndaj zgjedhjeve të lira, ku më pas u arrit të inagurohej dhe Presidenti me një festë të thjeshtë në kushte të vështira të pandemisë, ku numri i pjesmarrësve ishte edhe 1 mijë herë më I vogël, por ajo që e prishi festën ishte mungesa e Donald Trump, por që u kompesua dicka me prezencën e Mike Pence”, ka thënë Berisha.

Ferko: Mbërritja e Biden si kreu i presidencës amerikane, a është një ndryshim kursi? Trump në fjalimin e fundit ka renditur arritjet e administratës së tij, ku ka parashikuar edhe ditë të errëta pas mbërritjes së Biden, ku ky i fundit ka zhbërë 17 urdhëra ekzekutiv që ditën e parë në Shtëpinë e Bardhë, që zhbëjnë politikat e Trump. Si mund të cilësohet epoka e Biden?

Berisha: Mund ta shohim politikën amerikane, ku sado që ka një shtrat, një trase të shtruar ku nuk del asnjëra palë, prap se prap brenda programve të dy partive të djathës republikanes dhe të majtës së moderuar të Biden, të dyja kanë qasje të ndryshme ndaj disa ceshtjeve të caktuara, ku në ceshtjen ndaj mjedisit kanë pikëpamje tërësisht të ndryshme, ku Biden në urdhërin e parë e ktheu SHBA në ‘Marrëveshjen e Parisit për Klimën’.

Në primaret e dy partive dhe më pas në zgjedhjen e kandidatëve që do vazhdojnë drejt Shtëpisë së Bardhë, janë dy individ që përfaqësojnë pikëpamket e grupëve të mëdha të popullatës amerikane, si në cdo vend demokratik, ku Trump 74 milion votues, ndërkohë që Biden ka 7-8 milion më shumë.

Si vijnë ata deri në këtë seleksionim, ku e nisin me 13 kandidatë, e redukojnë në 12, 10, 9 e deri sa vijnë konventën kombëtare, e cila i jep fuqinë kandidati që do kandidojë për president.

Politika e Republikanëve është më agresive, më shumë e përkushtuar në imponimin e politikës botërore, për pjesmarrjen në luftra. Gjatë presidenti Bush kemi parë ndërhyrjen në Irak pas sulmeve të 11 shtatorit. Edhe demokratët kanë politika të tilla, ku administrata e Klinton zgjidhi cështjen e Kosovës.

Nga 12 urdhërat e nënshkruar, një pjesë e tyre kanë rikthyer mbrapsht politikat e Trump, por sic ka edhe urdhëra të tillë si menaxhimi I pandemisë, ku presidenti do marrë në kontroll menaxhimin e pandemisë, duke mos ua lënë në dorë 50 shteteve të bëjnë si ë dojnë, por do krijoi një menaxhim federal.

Në lidhje me ndikim e presidencës Biden në cështjet e shqiptarëve, diplomati Berisha ka treguar se Departamenti i Shtetit ka një dosje të Kosovës dhe se pritet që administrata e re ti rikthehet përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por urojmë që mos të ketë kushte që u vendosën edhe më herët, ku ndonjëherë edhe të papranueshme, ka theksuar ish ambasadori.

Diskriminimi i veriut nga qeveria Rama, nga ka lindur dhe cfarë sjellë?

Jam një individ që jamë rritur më libra poezi, me traktat politike si ai i Sami Frashërit, ‘Shqipëria c’ka qënë c’është dhe c’do të bëhet’ edhe pak me një frymë romantike për dashurinë ndaj vendit tim edhe I edukuar në familje dhe fis, dhe në rajonin nga vij, me një dashuri për këngën polifonike edhe pse të parët e mi I kanë rënë lahutës. Shqiëria vendi im, jo I parcelizuar.

Me largimin e Gent Cakës dhe Sandër Lleshit, jo nga ana e politikës apo përmushja e detyrave se ishin të mirë apo të keq. Edhe Ismail Qemali organizoi qeverinë e parë në 28 nëntor 1912 me 8 portofole dhe vet kryeministër. Por 4 ministra ishin nga veriu. Edhe qeveria e Pric Vidit ruhet ky raport. Qeveria e Ahmet Zogut, ministrat I kishte nga jugu, nga Korca nga Kolonja. Edhe në kohën e Hoxhës, në vitet 70-80 kishte përfaqësues nga Shkodra nga Dibra. Kishte një llojë përkujdesje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco