Sindikata: Qeveria gënjen për pagat e mësuesve!

Sindikata: Qeveria gënjen për pagat e mësuesve!

13:49, 21/01/2021
A+ Aa A-

Sindikata e Pavarur e Arsimtarëve të Shqipërisë kundërshton mënyrën, se si qeveria ka përllogaritur pagat e reja për mësuesit.

I ftuar në SCAN kreu i sindikatës, Nevrus Kaptelli, tha se ndryshimi në pagë është minimal dhe jo ashtu siç pretendohet. Kështu sipas llogaritjeve të bëra nga kjo sindikatë, rritja e pagës neto rezulton deri në 9 apo 10 %, që shumë larg pretendimeve dhe premtimeve të bëra.

Kaptelli teksa foli për disa prej  problematikave që po has arsimi në vend shprehu shqetësim për cilësinë, por edhe  për trajtimin e mësuesve  si pasojë e disa reformave të ndërmarra së fundmi për sektorin.

Kreu i sindikatës u ndal edhe në problemet më aktuale siç është  mos funksionimi i sistemit ngrohës  në disa shkolla për të cilën tha, se pushteti vendor duhej të merrte masat  ndërkohë që prej vitesh  ka abuzime sa i takon lëndës djegëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco