Rekord botëror i Çubrilloviçit shqipfolës: Shqipëria e para për lejet e qëndrimit në BE

Rekord botëror i Çubrilloviçit shqipfolës: Shqipëria e para për lejet e qëndrimit në BE

13:32, 21/01/2021
A+ Aa A-

"Vaso Çubrilloviçi shqipfolës shënon një rekord të ri botëror! Shqipëria, e para në botë për lejet e qëndrimit në Bashkimin Europian!"

Nga Sali Berisha.

Zografi bis, për zbatimin e politikës së Vaso Çubrilliviçit, u shpall një vit më parë kampion i zi botëror për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Shqipëria për vitin 2019. Kurse për vitin 2020 ai sërish shpallet kampion botëror për lejet e qëndrimit në BE të shtetasve shqiptarë.

Sipas Eurostat, për largimin e qytetarëve të tij nga vendi, Zografi bis lë mbrapa Asadin e Sirisë së luftës civile dhe të gjithë diktatorët dhe narko-diktatorët e botës.

Nga viti që erdhi në pushtet me zbatimin e politikave të Çubrilloviçit, Edvin Kristq Zografi bis sipas Eurostat ka larguar nga Shqipëria 420 000 shqiptarë, prej të cilëve 220 000 mijë kanë kërkuar azil politik në Gjermani dhe në vendet e tjera anëtare të BE.

Shqipëria del përpara çdo vendi tjetër në botë dhe renditet edhe vetë para Sirisë. Vetëm në vitin 2018, sipas zyrës federale të statistikave të Gjermanisë, nga Shqipëria shkuan në këtë vend 1130 mjekë, pra aq sa janë diplomuar në katër vite mjekë tek ne.

Në zbatim të politikës së spastrimit etnik të Shqipërisë, Zografi Bis:

1 - vret çdo minutë, çdo orë, çdo ditë shpresën e shqiptarëve;

2 - në tetë vite, ky shpresëvrasës, jo vetëm që nuk i rriti por për shkak të inflacionit i uli me 30% rrogat e shqiptarëve. Para tetë viteve, rroga mesatare në Shqipëri ishte më e lartë sesa në Bullgari, Rumani, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë, kurse sot Shqipëria ka rrogën mesatare më të ulët në rajon. Sot mjeku, infermierja, polici, ushtaraku në Kosovë marrin rroga dy herë më të larta se në Shqipëri.

Image

3 - në tetë vite ky shpresëvrasës ka investuar në të gjitha rrethet e Veriut të marra së bashku, pra në katër qarqe dhe në 12 rrethe, më pak se sa ka investuar në rrethin e Tepelenës dhe si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e vendit, sot në narko-shtetin e Edvinit nuk ekziston asnjë ministër, zëvendësministër, drejtues institucioni qëndror, gjykatës apo prokuror i lartë me origjinë nga Kamza e sipër.

Sot 800 000 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut janë 15 herë më shumë të përfaqësuar në shtetin e tyre se sa 800 000 shqiptarë në Veriun e Shqipërisë. Ndaj dhe shpërngulja masive e shqiptarëve është nga zonat veriore dhe verilindore të vendit.

4 - Në tetë vite ky shpresëvrasës ka investuar në rrugë, shkolla, qendra shëndetësore, shërbime, ferma, ujësjellës të Shqipërisë rurale, 30% më pak se sa në qytetin e Durrësit për të ndarë paratë me Gjushin. Ai rrënoi me shpejtësi sistemin e kujdesit shëndetësor, arsimor dhe të shërbimeve në tërësi.

5 - Vetëm në një vit sipas statistikës zyrtare, ky shpresëvrasës arrestoi 38 mijë qytetarë shqiptarë si asnjë vend tjetër në botë.Vetëm për faturat e energjisë, pra për çështje civile si në asnjë vend tjetër në planet, u arrestuan 22 mijë shqiptarë dhe mijëra e mijëra të tjerë për faturat e ujit dhe shkaqe të tjera civile.

7 - Në këto tetë vite ai shkatërroi shtetin ligjor, sigurinë juridike, sistemin e drejtësisë; i zëvendësoi me narko-shtetin e parë dhe të vetëm në historinë e Europës. Shqipërinë e shndërroi në vendin e karteleve të drogës, qendrën operacionale të krimit të organizuar ndërkombëtar, vendin më të korruptuar në Europë dhe njerin prej më të korruptuarëve në botë! Për të gjitha këto dhe shkaqe të tjera, Edvin Kristaq Zografi ka spastruar nga Shqipëria më shumë qytetarë se sa luftërat civile në Siri apo Afganistan dhe Irak.

Çdo shqiptar që e ndjen veten të detyruar ndaj këtij vendi duhet të ngrihet me të gjithë guximin për të shporrur një minutë e më parë, monstrën kombëtare Edvin Kristaq Tradhtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco