Skandalet shokuese në spitale dhe dorëheqja e një kryeministri

Skandalet shokuese në spitale dhe dorëheqja e një kryeministri

13:15, 21/01/2021
A+ Aa A-

Shqipëria u trondit nga ai që ka nisur të etiketohet gjerësisht si ‘Skandali i Tires’.

Arsyeja nuk ishte se zbuluan korrupsionin galopant dhe gjendjen skandaloze të spitaleve, por sepse kryeministri i vendit të tyre u tha se ky ishte një rast i veçuar, duke i paraprirë hetimeve të prokurorisë.

Por disa ditë më vonë, skandalet u thelluan dhe u pa se Tirja nuk ishte aspak rast i veçuar, pasi në spitale po vidhen të gjallët dhe të vdekurit.

Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, denoncoi se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin COVID 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Ndërkohë, një rast i ngjashëm u denoncua në media, ku një viktime nga COVID-19 i kanë vjedhur një pajisje oksigjeni me vlerë 5 mijë euro.

Kjo është vetëm pjesa që shohim në media ose ndryshe maja e ajsbergut.

Por mjafton një shembull nga Mongolia e largët për të parë se sa reagojnë drejtuesit e një shteti përballë skandaleve.

Kryeministri i Mongolisë ka dhënë dorëheqjen, raporton Guardian, pasi një grua me Covid, e cila sapo kishte lindur beben, u filma teksa dërgohej në spitalin infektiv me pizhamet e maternitetit dhe shapkat plastike edhe pse temperaturat ishin minus 25 gradë.

Protestat shpërthyen në vend dhe kryeministri Khurelsukj Ukhnaa dha dorëheqjen duke pranuar se janë bërë gabime në trajtimin e gruas shtatzënë.

Dorëheqje dha edhe zv/kryeministri si kryetar i komisionit të emergjencave që trajton pandeminë.

Po ashtu u larguan edhe ministri i shëndetësisë dhe drejtuesit e maternitetit dhe spitalit infektiv.

Ta mendosh që nuk po flasim për Gjermaninë e Francën, për Mongolinë. As asaj nuk i afrohemi dot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

O sa mire me kn Shqiptar 21/01/2021 17:55

Këto skandale tek ne i kemi që në fillimet e demokracisë e gjer sot, po të bësh një përmbledhje të gjithë këtyre viteve ne I bie që të jemi injorante që kemi duruar kaqë shumë po flas vetëm në shëndetësi lërë sikur të bësh përmbledhje të gjitha skandaleve pa përjashtim qfare emërtimi do ti vendosnim

Ttytt21/01/2021 14:03

Epo ne shqiperi e kane me tapi postin pasi paguajne qimet e kokes per ta marre dhe nuk e leshojne pa u majmur

Daj Jaku21/01/2021 13:57

Mongolët krijuan një nga perandoritë më të mëdha të Globit, e cila dominoi edhe në Kinë për shekuj. Bismarku është shprehur se i gjithë Ballkani nuk vlen as sa tre granatierë të Pomeranisë. Shqipëria është kthyer në halenë e Ballkanit me një të çmendur skicofren në krye. Prandaj mos bëni krahasime me stërnipat e Xhenxhis Khaanit .

Shto koment

Denonco