‘Komiteti i Ekspertëve shkel masat anticovid’, Spahia: Qytetarëve kërbaçin, për vete kulaçin

‘Komiteti i Ekspertëve shkel masat anticovid’, Spahia: Qytetarëve kërbaçin, për vete kulaçin

12:53, 21/01/2021
A+ Aa A-

Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar me një postim në faqen tij në facebok pas publikimit të imazheve të një takimi elektoral të PS ku merrte pjese edhe kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për pandeminë Rakacolli dhe ku nuk respktoheshin masat anti covid urëdhëruar nga ky komitet.

“Komiteti i Eksperteve shkel masat anticovid, shkruan Spahia. “Qytetareve kerbaçin, per vete kulaçin”. “Model i pështire i cili nuk duhet duruar më”, shrkuan ai.

Ja potimi i plotë:

PARA PARTISË NUK VENË ASGJË!

Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetit të ekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco