Vetëvendosja do të garojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

Vetëvendosja do të garojë edhe në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri

07:20, 21/01/2021
A+ Aa A-

Lëvizja Vetëvendosje! e Albin Kurtit, e themeluar në Kosovë do të marrë pjesë me kandidatët e saj në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit që do të zhvillohen në Shqipëri.

Sot kjo lëvizje do të prezantojë në Tiranë, ku ka qendrën e saj për Shqipërinë, dy kandidatët e saj të parë.

Lajmi u dha nga vetë VV: ”Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja Vetëvendosje! - qendra në Shqipëri, do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.  Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri”, thuhet në njoftimin e VV-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi21/01/2021 08:21

nuk e besoj nuk e konkuron dot opoziten shqiptare ,qe do ta nxjeri rilindjen e kurvave te jashteligjshme

Shto koment

Denonco