Haradinaj: Luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve

Haradinaj: Luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve

21:23, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi në Çim Peka LIVE luftën e UÇK-së.

“Unë jam ftuar në gjykatë si komandant i zonës së Dukagjinit dhe kam marrë pafajësinë. E kam kaluar dy herë Hagën dhe nuk kam frikë. Nuk jam më subjekt i Hagës,” tha ai.

I pyetur nga Peka, ai tha se gjatë luftës është takuar dy ose tre herë me Hashim Thaçin.

“Nuk jam më subjekt i Gjykatës Speciale. Kam kërkuar dhe do të kërkoj zbardhjen e vrasjeve të luftës. Nuk mund ta hedh poshtë UÇK-në për inat të individëve,” tha Haradinaj.

“Për mua, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve. Ai është i shenjtë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të respektojnë luftën e UÇK-së, vlerën sublime të lirisë,” tha Haradinaj.

“UÇK-ja ka qenë edhe e LDK-së. Pra nuk ka pasur një përkatësi politike në UÇK,” theksoi Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco