Pensionisti invalid: Jetoj me 60 mijë lekë që ikin pa e marrë vesh

Pensionisti invalid: Jetoj me 60 mijë lekë që ikin pa e marrë vesh

11:05, 20/01/2021
A+ Aa A-

Jeta e një pensionisti invalid si Leonidha Markela në Tiranë varet nga një pension prej 16 mijë lekësh ose më saktë, fryma e tij nga vetëm 6 mijë ushqime dhe ilaçe në muaj.

Ina Zhupa, zëdhënësja e Partisë Demokratike, hyri në banesën për të cilën z. Markela paguan 10 mijë lekë nga pensioni i tij dhe tregoi nga afër, ekstremet e një varfërie ku jetojnë dhjetëra mijë shqiptarë si ai.

BASHKEBISEDIMI

"Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.

Zhupa: Sa pension merr?

Marr 160 mijë lekë (të vjetra).

Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?

Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.

Zhupa: Si e përballon muajin?

Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 20/01/2021 20:24

Mallkuar qofshin te gjithe politikanet dhe qeveritaret.Zoti marrte hakat e ketij populli

Shto koment

Denonco