Emigracioni masiv/ Basha: Koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë

Emigracioni masiv/ Basha: Koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë

09:37, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha publikoi shifrat e Eurostat për emigracionin masiv.

Sipas këtyre shifrave, shqiptarët janë të parët për leje qëndrimi në BE në krahasim me numrin e popullsisë.

Basha shkruan se shqiptarët janë të suksesshëm në botë, ndaj nuk ka arsye që të mos jenë të suksesshëm në vendin e tyre.

“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.

Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë - ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!” shkruan Basha.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 21/01/2021 14:09

Rama e mori pushtetin se popullit i kishte vajtur thika thelle e me thelle,tani me Ramen ika prekur kocken.Qe te dy ju dhe partite morracake qe bejne kualicione nuk i duheni me ketij Vendi.Largohuni Jeni te gjithe maskarenj dhe tradhetar

Shto koment

Denonco