Kryemadhi në Vorë: Rama nuk di t’i mbajë premtimet, ky realitet duhet të ndryshojë

Kryemadhi në Vorë: Rama nuk di t’i mbajë premtimet, ky realitet duhet të ndryshojë

09:19, 20/01/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim në Vorë, ku ka dëgjuar shqetësimet e disa banorëve të kësaj bashkie.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se gjithçka është e errët dhe se duhet program. Sipas saj, LSI është partia që di t’i mbajë premtimet, ndërsa shtoi se ndryshimi vjen nga të rinjtë.

“Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet. Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco