Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Fotografia me PDK-në/ Arbër Gjinovci: Ja e vërteta pse e sulmojnë djalin tim Rronin

Fotografia me PDK-në/ Arbër Gjinovci: Ja e vërteta pse e sulmojnë djalin tim Rronin

22:09, 19/01/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show me gazetarin Adi Krasta, analisti Rron Gjinovci dhe babai i tij Arbër Gjinovci I kanë dhënë shpjegim edhe një tymnaje të krijuar në Kosovë, ku janë ekspozuar disa foto të këtij të fundit me krerë të PDK-së, të cilat janë përdorur si objekt sulmi ndaj djalit të tij që militon me Vetëvendosjen.

‘Ajo foto është bërë në një dasmë të një mikut tim gjeneral Sami Lushtakut.

Në atë kohë Rroni ka qenë në burg i dënuar për dy muaj për shkak të veprave banditeske që ka bërë me Vetëvendosjen.

Unë i jam afruar Kadri Veselit dhe duke bërë shaka, diçka i kam thënë në vesh.

Në shoqëritë paramoderne, ku ka elememte të forta feudale si te ju në Shqipëri ashtu edhe te ne në Kosovë, individi detyrimisht është ai që në mënyrë të pangjashme e mbart peshën e trungut familjar.

Këtu te ne kur njerëzit takohen për herë të parë si rregull kishte me qenë me se merresh, edukimi profesional, kur se këtu troç të thonë i kujtja je.

Unë s’kam pasur ndonjë farë emocioni për këtë ngjarje, por unë jam marrë me fenomenin.

Dhe këtu njerëzit merren me i kujtja je.  

Unë, pasi që jemi te Roni, pasi unë kam edhe dy djem të tjerë, unë si prind i tyre, Roni ka shkuar shumë në kinema.

Kam dashur me i lënë hapësirë këtyre fëmijëve, jo autoritet.

Mirëpo vazhdimisht debati në familjen tonë është i madh, pasi kemi këndvështrime të ndryshme.’-sqaroi Arbër Gjinovci.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco