Gazetarja nxjerr blof Ramën: Covax do sjellë në muajin shkurt vetëm 3 % të vaksinave

Gazetarja nxjerr blof Ramën: Covax do sjellë në muajin shkurt vetëm 3 % të vaksinave

21:48, 19/01/2021
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Kapo e Faktoje.al ka dhënë detaje interesante në A-Shoë me Adi Krastën në Syri, lidhur mbi disa kërkesa që u ka dërguar ambasadave të BE-së në Tiranë, nëse shteti që ata përfaqësojnë ka një marrëveshje me qeverinë shqiptare për vaksinat anti-Covid.

Edhe pse Rama tha se do të sigurojë 500 mijë doza vaksina, në një kthimpërgjigje që Covax I ka bërë gazetares, këta të fundit janë shprehur se vetëm 3 përqind e vaksinave do të vijnë në muajin shkurt.

‘Duke qenë se vaksina është një nga problemet kryesore të Shqipëri por edhe në të gjithë botën, edhe kryerja e transparencës është një nga misionet e Faktoje.al.

Që kur kryeministri bëri deklratën se kishte siguruar një sasi të madhe vaksinash, ne u kemi dërguar disa kërkesa ambasadave të huaja, ku një pjesë e tyre na kthyer përgjigje, lidhur me faktin nëse shtetet që ata përfaqqësojnë kanë marrëveshje me Shqipërinë për sigurimin e vaksinave.

Ambasada gjermane na tha që ajo si qeveri nuk ishte në dijeni të një marrëveshje apo të sigurimit të vaksinave për Shqipërinë.

Ambasada hollandeze, austriake, franceze, rumune, belge, kroate. Bullgare po ashtu u shprehën se nuk kishin dijeni për sigurimin e vaksinave për Shqipërinë.

Ato sigurisht që etiketuan shumë fortë mbështetjej që do të japin për Shqipëri që edhe ajo si pjesë e Ballkanit Perëndimor të sigurojë në kohë vaksinën.

Nga ana tjetër kemi bërë edhe dy kërkesa pranë kompanisë Covax dhe Phizer.

Kompania Covax është përgjigjur se brenda muajit shkurt do të vijnë në Shqipëri 3 përqind e vaksinave.  

Ndërsa pjesa e dytë do të vijnë në qershor, ku qeveria shqiptare ka dhënë një fond prej 3.9 miliard dollarësh.

Phizer ka deklaruar më datën 5 janar se ajo është një kompani botërore, dhe është në tratativa dhe termat e kontratës janë konfidenciale.

Transparenca jep besim ndaj është e nevojshme të bëhn transparente termat.

Ne u kemi dërguar të njëjtat pyetje edhe kryeministrit dhe nuk kanë kthyer përgjigje.

Ne duhet të dimë kur vijnë vaksinat.

A janë të sigurta këto vaksina, në mënyrë që ne të dimë se deklarata që kryeministri bën që të gjithë do vaksinohen për 14 muaj, sa e vërtetë është.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco