‘Grabitja e pacientit të vdekur te Covid-1’, Spahia: Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm ‘tiret’!

‘Grabitja e pacientit të vdekur te Covid-1’, Spahia: Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm ‘tiret’!

21:24, 19/01/2021
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me skandalin e radhës te Infektivi, ku pacienti i vdekur nga virusi është grabitur brenda spitalit, duke i marrë lekët në portofol dhe në llogarinë bankare.

Sipas Spahisë, ‘kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre’.  

‘Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!’, shkruan Spahia në Facebook.  

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Denoncimi i rëndë nga spitali COVID 1, Bardh Spahia: Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre

Një rast tjetër i rëndë dhe revoltues tek spitali COVID 1. Një tjetër qytetar i vjedhur në rrethanat më të pamendueshme.  

Emisioni investigativ “Stop” na solli fakte se një pacienti i është vjedhur karta e bankës brenda në spital, ditën kur hyri në intubim. Tërheqja e parave janë bërë për 3 ditë me radhë, derisa pacienti humbi jetën në spital.

Prokuroria duhet të bëjë hetim urgjent për të këtë ngjarje të paprecedentë. Një “Tire” tjetër, akoma më monstër, që vjedh edhe të vdekurit, nuk duhet të ketë vend në spitalet tona.

Për fat të keq, në këto 8 vjet, Edi Rama kaloi nga shëndetësia falas tek shëndetësia e Tires. Kjo qeveri ka frymëzuar vetëm “tiret”, që vjedhin pacientët dhe u bëjnë shantazh qytetarëve me jetën e tyre.

Kjo duhet të marrë fund! Shqiptarët nuk meritojnë të vidhen nëpër spitale! Na duhet një qeveri që do të bëjë ndryshimin!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco