Skandali me kontratën e vaksinës/ Berisha: Rama po ndëshkon shqiptarët

Skandali me kontratën e vaksinës/ Berisha: Rama po ndëshkon shqiptarët

20:35, 19/01/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas publikimit të kontratës për vaksinën e Pfizer, ku shihet se vetëm një grusht vaksinash do vijnë tani, kurse shumica e tyre do vijë në vjeshtën dhe dimrin e ardhshëm. Berisha e quan një skandal dhe thekson se Edi Rama po ndëshkon shqiptarët.

POSTIMI I BERISHES

Zbulohet superskandali i Edvin Hajdutit me kontratën e vaksinës!

Pasi bëri për vete vaksinën, lë deri në vjeshtë pa vaksinë 2200000 shqiptarë!

Miq, i sigurtë për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, Edvin Hajduti ka dënuar 2,2 milionë shqiptarë duke lënë ata pa vaksina gjer në vjeshtë dhe dimrin e ardhshëm.

Kështu kontrata sekrete e tij me kompaninë zbulon aktin e tij të papërgjegjshëm dhe kriminal. Sipas kontratës që ai iu mbajti sekret shqiptarëve vetëm mbi 2.8 milionë qytetarë të këtij vendi nuk do mund të vaksinohen para vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm.

Sipas kontratës sekrete qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i 499 mijë vaksina. Nga këto për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një vaksinë 12 dollarë.

Kontrata zbulon se vetëm 30 mijë e 420 vaksina do të vijnë në muajn shkurt, pra gjithsej do vijnë 40.950 vaksina, pra të mjaftueshme për vaksinimin e vetëm 20.475 personave nga 2.880.000 banorë që ka Shqipëria. Ndërsa të gjitha të tjerat do të vijnë në vjeshtë dhe dimrin që vjen, pra 458 mijë e 640 vaksina apo 92% e të gjitha vaksinave të paguara do të vijnë pas muajit shtator. Kriminale!

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt makabër në kurriz të jetës dhe shëndetit të 2.8 milionë shqiptarëve. I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë për të ndihmuar Shqipërinë për sigurimin e vaksinës jetike për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit.

I bëj thirrje opozitës së bashkuar të nisë me urgjencë përpjekjet për garantimin sa më parë të vaksinës për qytetarët e këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco