Mediu prezanton kandidatët e PR në Shkodër: Partia Republikane në plan të parë ka interesin kombëtar

Mediu prezanton kandidatët e PR në Shkodër: Partia Republikane në plan të parë ka interesin kombëtar

10:24, 19/01/2021
A+ Aa A-

Ne aktivin e Partise Republikane me Shkoder u prezantuan kandidatet e PR per zgjedhjet e 25 Prillit.

Kryetari I Partise Republikane Fatmir Mediu duke ju referuar historise politke 30 vjecare te Partise Republikane dhe aleances me Partine demokratike.

Mediu tha se: Ne u krijuam si parti antikomuniste, për t`u shndërruar më vonë në një parti me besimin tek vlerat e jetës, lirisë dhe ndërtimit të lumturisë, të drejta këto të patjetërsueshme të dhëna nga Zoti.

Nga krijimi i Partisë Republikane dhe deri më sot, ne kemi qenë dhe jemi aleatë, bashkëudhëtarë dhe bashkëkontribues me Partinë Demokratike dhe forcat e djathta.

Kemi qenë së bashku në opozitë, në qeverisje, Parlament, kemi qenë bashkë me ju në protesta, kundër krimit dhe korrupsionit, kundër së majtës.

Kemi pasur përgjegjësi të përbashkëta politike, kemi punuar së bashku për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, ashtu sic kemi punuar së bashku dhe e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, dhe unë dua të falënderoj këtu në mënyrë të vecantë, liderin e së djathtës shqiptare, ish kryeministrin e Shqipërisëdhe ish Presidentin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha.

Po cfare eshte Partia Republikane??

Partia Republikane në plan të parë ka interesin kombëtar.

E dyta, është një parti e individit dhe lirisë, si forca që lëvizin shoqërinë përpara  dhe po ashtu dhe ekonominë e vendit.

E treta, partipër një qeverisje të vogël, që ka autoritet brenda Kushtetutës, në shërbim të Jetës, Lirisë dhe ndërtimit të lumturisë.

E katërta, një parti që vlerëson dhe beson se familja është guri i themelit të shoqërisë shqiptare, shoqëruese e gjithë historisë sonë, ka frymëzuar dhe  frymëzon kohezion social, qëndrueshmëri shoqërore dhe padyshim identitet kombëtar.

E pesta, një parti që ka besuar se tregu i lirë dhe ekonomia, nuk mund të zhvillohet pa respektimin e së drejtës së pronës private.

E gjashta, një parti që beson në lirinë ekonomike dhe biznesin, si rruga e vetme që zhvillon ekonominë dhe ndërton të ardhmen e vendit tonë.

Partia Republikane në vitin 2013 në Shkodër, për 40 vota nuk ka marrë mandatin e deputetit.

Pyetja është e thjeshtë. A i duhen Partisë Demokratike 4,800 votat e Partisë Republikane? 

Unë mendoj që po të bëjmë një arithmetikë të thjeshtë, patjetër i duhen, se në 2017 humbëm dhe 4000 vota të tjera.

Pra duhet të shtojmë për të marrë mandatin e pestë edhe 4000 të tjera. Atëherë si mund të përjashtojmë nga procesi kandidimin e njerëzve të Partisë Republikane.

Ajo që i kemi kërkuar Partisë Demokratike është e tillë; të dashur miq le të vendosim disa kritere, kritere të cilat janë të barasvlefshme për Partinë Demokratike, për Partinë Demokristiane, për partinë e të Drejtave të Njeriut , për partinë came dhe të gjithë partive që janë në koalicion, sepse një transparencë dhe kritere të barabarta, ndërtojnë një raport të drejtë, në mënyrë që dhe votat e Partisë Republikane në Kukës, në Dibër, në Gjirokastër, apo në cdo rreth, t`i shtohen Partisë Demokratike dhe në këtë rast interesi është i Partisë Demokratike.

Por si mund të shtohen votat e Partisë Republikane, në qoftë se Partia Republikane përjashtohet nga mundësia e kandidimit në Shkodër.

Nuk kërkuam privilegj, as zonë të lirë, por po kërkojmë njerëz që të kontribuojnë në fitoren e opozitës.

Prandaj te bashkohemi ne Shkoder dhe mbare Shqiperine ne dt 25 Prill per ta rikthyer vendin ne rrugen dhe vlerat Europiane.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco